SHBA-ja akuzon katër zyrtarë të Bjellorusisë për pirateri të avionëve
Prokurorët amerikanë akuzuan katër zyrtarë të qeverisë bjelloruse të enjten, për piraterinë e avionëve për devijimin e një fluturimi të Ryanair vitin e kaluar, për të arrestuar një gazetar të opozitës, duke përdorur një hile se kishte një kërcënim me bombë.
Akuzat në gjykatën federale të Manhatanit u njoftuan nga prokurorët federalë.
Prokurori i SHBA-së, Damian Williams, ka thënë në një deklaratë se të pandehurit kanë korruptuar standardet e ndjekura nga vendet në mbarë botën, për të mbajtur të sigurt aeroplanët e pasagjerëve.
Ai tha se aktakuza ofron një shpjegim të shpejtë dhe publik të asaj që ndodhi në të vërtetë me fluturimin 4978.
Në gusht, presidenti Joe Biden vendosi sanksione kundër Bjellorusisë. Në atë kohë, Shtëpia e Bardhë vuri në dukje uljen e detyruar të një avioni evropian që udhëtonte nëpër hapësirën ajrore të Bjellorusisë, për të arrestuar një gazetar të shquar të opozitës.
Sanksionet shënuan një vjetorin e zgjedhjes së Alexander Lukashenkos si president, zgjedhje këto për të cilat SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar kanë thënë se ishin të mbushura me parregullsi.
Gazetari dhe aktivisti i arrestuar, Raman Pratasevich, drejtonte një aplikacion popullor të mesazheve që ndihmoi në organizimin e demonstratave masive kundër Lukashenkos. 26-vjeçari Pratasevich u largua nga Bjellorusia në vitin 2019 dhe u përball me akuzat për nxitje të trazirave.
Rruga Press