Bota

SHBA-ja akuzon Afrikën e Jugut për furnizim të Rusisë me armë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afrikën e Jugut, Reuben Brigety, e ka akuzuar këtë vend për furnizim të Rusisë me armë, pavarësisht neutralitetit të deklaruar lidhur me luftën ruse në Ukrainë, raportoi të enjten BBC-ja.

Brigety ka deklaruar për mediat lokale se është i sigurt se një anije ruse ka qenë e ngarkuar me municion dhe armë në Cape Town dhjetorin e kaluar.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka deklaruar qeveria e tij po shqyrtonte pretendimet.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Ambasadori amerikan ka thënë në një konferencë në Pretoria të enjten se Uashingtoni ka shqetësime në lidhje me qëndrimin jo-angazhues të vendit ndaj konfliktit.

Ai iu referua ankorimit të një anijeje mallrash në bazën detare të Simon’s Town midis 6 dhe 8 dhjetorit të vitit të kaluar, për të cilën ka thënë se ngarkoi armë dhe municione derisa kthehej në Rusi.

“Armatosja e rusëve është jashtëzakonisht serioze dhe ne nuk e konsiderojmë këtë çështje të zgjidhur”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Brigety ka shtuar se SHBA-ja gjithashtu ka shqetësime për pjesëmarrjen e Afrikës së Jugut në stërvitjet ushtarake me Rusinë dhe Kinën gjatë përvjetorit të pushtimit të Ukrainës.

Stërvitjet detare u zhvilluan mbi 10 ditë në shkurt dhe u kritikuan nga figurat e opozitës si një miratim i pushtimit rus.

Afrika e Jugut më parë abstenoi nga një votim i OKB-së që dënonte pushtimin. Ajo gjithashtu refuzoi t’i bashkohej SHBA-së dhe Evropës në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *