Bota

SHBA i jep dritën e gjelbër “serisë së parë të tankeve Abrams” – zbulohet se kur do të mbërrijnë në Ukrainë

Grupi i parë i tankeve kryesore të betejës M1 Abrams, të cilat Shtetet e Bashkuara po i transferojnë në Forcat e Armatosura të Ukrainës, është miratuar për dërgesë.

Dhe ato, sipas mediave të huaja, pritet të mbërrijnë në Ukrainë në fillim të vjeshtës.

Kjo informatë është dhënë nga zyrtari amerikan Doug Bush më 7 gusht, i cili ka theksuar se do të transferohen jo vetëm tanket, por një paketë e plotë e pajisjeve të nevojshme për mbështetjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“Ato janë gati; tani duhet të shkojnë në Evropë dhe më pas në Ukrainë, së bashku me të gjitha gjërat që shkojnë me to”, ka thënë Bush.

“Municione, pjesë këmbimi, pajisje karburanti, ambiente riparimi. Pra, ju e dini, nuk janë vetëm tanket, por është paketa e plotë që shkon me të…”.

Ndryshe, siç kujtojnë mediat, Uashingtoni njoftoi vendimin për të pajisur Ukrainën me 31 tanke Abrams më 25 janar.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Ato pritet të mbërrijnë në shtator, me disa automjete që do të dërgohen në Gjermani në gusht, për t’iu nënshtruar riparimeve dhe modernizimit përfundimtar.

Rruga Press

YouTube player