Bota

SHBA i heq licencën kompanisë kineze të telekomunikacionit

Uashingtoni ka vendosur së fundmi t’i heqë licencën amerikane një nga kompanive më të mëdha të telekomunikacionit me arsyetimin e shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Pas këtij vendimi, China Telecom është e detyruar të ndalojë shërbimin në SHBA brenda 60 ditësh.

Zyrtarët deklarojë se kontrolli qeveritar i Kinës mbi kompanitë i jep asaj mundësinë të ketë akses, ndërpresë apo ndërhyjë në komunikacionin amerikan.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase rrëzuan 130 dronë të lëshuar nga Rusia brenda natës

“Kjo gjë mund të lejojë spiunazhin dhe aktivitetet e tjera të rrezikshme kundër Shteteve të Bashkuara”, shtuan zyrtarët.

China Telecom, e cila ka siguruar shërbime telekomi në SHBA për më shumë se 20 vjet e quajti këtë vendim zhgënjyes dhe theksoi se do ta apelojë atë./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *