BotaKryesore

SHBA i bën thirrje stafit të largohet nga Izraeli mes tensioneve me Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u thanë disa prej stafit të ambasadës se mund të largoheshin nga Izraeli — dhe se ata që duan duhet ta bëjnë këtë shpejt — pasi frika nga një sulm amerikan ndaj Iranit nxiti alarm në të gjithë rajonin.

Mesazhi, i përcjellë në një email nga Ambasadori Mike Huckabee që iu dërgua misionit amerikan, i udhëzonte ata që dëshironin të largoheshin “ta bënin këtë SOT”.

Udhëzimi u lëshua nga “një masë e madhe kujdesi” pas takimeve dhe telefonatave gjatë natës, duke përfshirë bisedat me Departamentin e Shtetit, sipas Huckabee, shkruan NBC News.

Lexo më shumë  Aksion i jashtëzakonshëm - droni rus rrëzohet me mitraloz

“Nuk ka nevojë për panik”, shkruhej në email.

“Për ata që dëshirojnë të largohen, është e rëndësishme të bëjnë plane për t’u larguar sa më shpejt të jetë e mundur”, shtonte ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë atyre që synojnë të largohen të rezervojnë fluturime, duke përmendur rritjen e mundshme të kërkesës nga Izraeli pas zhvendosjes së ambasadës.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit njoftoi se Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të udhëtojë për në Izrael të hënën, për të diskutuar “një sërë prioritetesh rajonale”, përfshirë Iranin.

Lexo më shumë  Aktori i Oscar: Trumpi nuk do të largohet kurrë nga detyra, u takon amerikanëve ta heqin qafe atë

Raundi i fundit i bisedimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit përfundoi të enjten pa shenja të ndonjë përparimi.

Presidenti Donald Trump ka mbikëqyrur një forcim të madh ushtarak në Lindjen e Mesme, më i madhi i Amerikës në dekada.

Irani ka kërcënuar të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse sulmohet, dhe një përshkallëzim mund të tërheqë edhe Izraelin, i cili zhvilloi një luftë 12-ditore me Iranin në qershor.

YouTube player