SHBA: Forcat ukrainase po luftojnë për ta rimarrë territorin e humbur
“Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha të martën se forcat ukrainase tani po luftojnë për ta rimarrë territorin e shtetit”, shkruan BBC.
Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin territorin që rusët e kishin fituar në ditët e fundit, duke i quajtur ata “të aftë dhe të gatshëm” për ta bërë këtë.
Zyrtari përmendi shembujt e ukrainasve që luftojnë për të rikthyer Khersonin dhe ata duke i shtyrë forcat ruse nga verilindja e Mykolaivit që duhet të ripozicionohen në jug të qytetit.
Zyrtari paralajmëroi se SHBA-ja nuk mund të thotë nëse këto lëvizje janë pjesë e një “plani më të madh operacional” nga ukrainasit apo jo.
Sipas tij, mbrojtja ukrainase ka qenë “e shkathët”.
Rruga Press