BallinaBota

SHBA: 20 milionë të prekur me covid, 180 mijë të infektuar çdo ditë

Me hyrjen në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar pragun e 20 milionë personave të prekur nga pandemia e kovidit-19.

78 mijë jetë u humbën gjatë muajit dhjetor, duke e çuar totalin e viktimave në afro 348 mijë.

Gati 1 në 950 amerikanë nuk i kanë mbijetuar dot sëmundjes infektive, ndërsa një variant i ri më i transmetueshëm i virusit ka nisur të qarkullojë në disa shtete.

Lexo më shumë  Ukraina godet aeroportin ushtarak në Rostov, Rusia humb gjashtë helikopterë

Tri javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit, vendi ka imunizuar rreth 3 milionë persona me dozat e para të kompanive “Pfizer/BioNTech” dhe “Moderna”.

Procesi është sugjeruar të shpejtohet me ndihmën e veterinerëve apo mjekëve ushtarakë, për të arritur objektivin prej 100 milionë të vaksinuarish që autoritetet presin deri në fillimin e marsit.

Entoni Fauçi, kryespecialisti amerikan për sëmundjet infektive, ka deklaruar se brenda vjeshtës, qytetarët amerikanë mund të jenë imunizuar në shumicën e tyre.

Lexo më shumë  Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

Kalifornia rezulton ndër shtetet më të prekura nga pandemia, e ndjekur nga Teksasi dhe Florida, ndërkohë që mbi 180 mijë veta po diagnostikohen çdo ditë me simptoma të kovidit-19.

125 mijë pacientë janë ende duke marrë ndihmë mjekësore në spitalet amerikane.

Rruga. Press

YouTube player