Sport

Shaqiri në garë për golin e vitit në SHBA

Xherdan Shaqiri ka shënuar disa gola të mirë gjatë karrierës së tij. Një të tillë e realizoi edhe gjatë stinorit të rregullt në kampionatin MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

MLS ka përfshirë Shaqirin në garë për golin e vitit në SHBA.

MLS-ja ka përzgjedhur golin e Shaqirit të realizuar në fitoren 3:0 të Chicago Fire ndaj Montrealit.

Gjithsej janë 20 gola të përzgjedhura nga MLS. Votimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor.

Rruga Press

YouTube player