Sport

Shaqiri: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj një herë për Kosovën

Xherdan Shaqir ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të treguar se po i plotësohet ëndrra për të luajtur një herë në Kosovën e tij të lindjes.

Zvicra luan sot në udhëtim te Kosova në ndeshjen e Grupit I, e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje do të jetë e madhe për disa futbollistë shqiptarë që luajnë me përfaqësuesen Helvetike.

Lexo më shumë  UEFA zgjedh anglezin Anthony Taylor për sfidën e Shqipërisë kundër Polonisë

Njëri nga ta padyshim se është edhe ylli i ekipit zviceran, Shaqiri, i cili ka lindur në qytetin e Gjilanit dhe ka emigruar si fëmijë në Zvicër.

Për djaloshin nga fshati Zhegër kjo ndeshje do të thotë shumë, pasi sipas tij ka qenë ëndërr të luajë një herë në Kosovë.

Shaqiri ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të treguar se do ta shijojë çdo sekondë të kësaj ndeshje.

Lexo më shumë  “Do ishte festë globale për të gjithë shqiptarët”, Stakosha flet për FIFA-n: Ndaj Polonisë është një finale, besojmë

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj një herë në Kosovën, ku kam lindur. Do të shijoj çdo sekondë”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.

Rruga Press

YouTube player