Bota

Pamje tronditëse nga tërmeti shkatërrues. 820 njerëz kanë ndërruar jetë në Marok

Pamje tronditëse janë transmetuar nga mediat e huaja pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.8 në Marok . 

Ndërtesat bien si letra, ndërkohë që dëgjohen britma shqetësimi dhe njerëzit përpiqen të mbrohen nga rrënojat.

Karakteristike janë edhe sirenat që tingëllojnë duke mobilizuar qytetarët, të cilët dalin me vrap në rrugë. 

Numri i viktimave deri më tani është 820, ndërsa autoritetet mendojnë se do të rritet në orët në vijim.  

Shkencëtarët thonë se nuk mendohet se mund të ketë një cunam.

Që nga tërmeti shkatërrues, i cili rrafshoi qytetin historik të Marrakeshit, furnizimi me energji elektrike është dëmtuar rëndë dhe në shumë vende nuk ka energji elektrike dhe internet, për pasojë komunikimet janë të vështira.

Qytetarët e vendit dëshmojnë se tërmetet e kësaj magnitude nuk janë të zakonshme dhe deklarojnë se janë të tmerruar. “Ishte një natë makthi”, thotë një maroken dhe shton se tërmeti ishte i papritur dhe shkatërrues.

Në të njëjtën kohë, sizmologët raportojnë se ky është një nga tërmetet më të fortë të shekullit. Dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar, veçanërisht në qytetin e vjetër të Marrakeshit.

Qindra janë të plagosur. Për kujdesin ndaj tyre, në fakt, ka apel për dhurim gjaku pasi nevojat janë shtuar në spitale.

Lexo më shumë  ''Mos na i vononi më armët'', Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

Rruga Press

Lexo më shumë  Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse
YouTube player