KryesoreLajme

Serwer i reagon ashpër Lajçakut për takimin me Vuçiqin

Eksperti amerikan, Daniel Serwer ka reaguar pasi emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nuk përmendi sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Serwer përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Lajçak s’e tha asnjë fjalë për këtë sulm “të sponsorizuar nga Beogradi”, apo për mashtrimin në zgjedhje e përafrimin e Serbisë me diktatorë.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Suedisë, flasin për hapat e formimi të institucioneve

“Asnjë fjalë për sulmin terrorist të 24 shtatorit të sponsorizuar nga Beogradi, mashtrimin në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Beograd apo përafrimin në rritje të Serbisë me diktatorët.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Lajçak dje qëndroi në Serbi, ku folën për përspektivën e vitit 2024 dhe hapat e ardhshëm në dialog.

Ai sot pritet të qëndrojë në Kosovë për vizitë, ku do të zhvillojë takime me liderët e vendit.

Lexo më shumë  Kurti takon diplomatin finlandez, flasin për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve
YouTube player