Bota

Serbia sfidon BE-në dhe SHBA-në/ Irani dërgon në Serbi 750 dronë kamikazë

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, ka pranuar 750 dronë kamikaze Shahed-136 nga Irani, konfirmoi të hënën zëvendësministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për Çështjet Politike, Ali Bagheri, transmeton Kosova Post.

“I kemi dorëzuar, ashtu siç është kërkuar”, tha zëvendësministri iranian Bagheri.

Bagheri e përshkroi si një domosdoshmëri bashkëpunimin tregtar midis Iranit dhe vendeve të Ballkanit, veçanërisht Serbisë, thuhet në një deklaratë të ministrisë iraniane.
“Qëndrueshmëria e stabilitetit dhe sigurisë varet nga forcimi i lidhjeve ekonomike; Prandaj, zgjerimi i shkëmbimeve tregtare dhe nxitja e bashkëpunimit ekonomik nuk është vetëm një qëllim ekonomik, por një strategji sigurie”.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Institucionet qeveritare të Serbisë nuk e kanë bërë publike asgjë në lidhje me transportin e pranimin e dronëve kamikaz nga Irani.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, duhet të kërkoji sqarim nga autoritetet serbe për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Iranit.

Bashkësia ndërkombëtare, nuk mund të mendoj për momentin, se po bënë politikë të balancuar për mbajtjen e paqes ballkanike, duke i stimuluar dhe shtuar apetitet serbe për “Serbinë e madhe” por duhet të kuptojnë me shpejtësi se po i nxisin luftërat e sërishme ballkanike me mundësi edhe të luftës së tretë botërore, kur dihet fakti, se nga Ballkani, kanë filluar lufta e parë dhe e dyta botërore./Kosova Post

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Rruga Press

YouTube player