Lajme

Sërish vandalizohen tabelat me emërtime në shqip të vendbanimeve në veri

Disa nga tabelat me emërtime edhe në shqip të vendbanimeve në veri janë vandalizuar sërish. 
Atyre mbi emrin në shqip u është vendosur nga një stiker me emrin e vendbanimit të shkuar me alfabet cirilik.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. 
“Kemi informata që janë vendosur disa stikersa në tabelat e vendbanimeve, një gjë e tillë po ndodh në vazhdimësi”, ka thënë Elshani. 

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Tabelat e komunikacionit, në të cilat emërtimet e vendbanimeve në veri janë shkruar edhe në gjuhën shqipe, u patën vendosur nga autoritetet e Kosovës më 14 mars. 

Por menjëherë emërtimet në shqip u patën ngjyrosur me të zezë.

Rruga Press

YouTube player