Bota

Sërish hakohen radio-stacionet ruse, intonohet himni i Ukrainës dhe transmetohet fjalimi i kreut të inteligjencës ukrainase

Dëgjuesit e dy radio-stacioneve në Krime, mbetën të habitur këtë mëngjes për shkak të përmbajtjes së programit.

Në fakt hakerët kishin sulmuar këto radio-stacione duke transmetuar himnin kombëtar të Ukrainës, si dhe fjalimin e kreut të kundërzbulimit ushtarak të ukrainasve, raporton Sky News.

Agjencia e lajmeve RIA ka raportuar sot se ishin hakuar dy radiostacione Sputnik në Krime dhe Vera.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Programi i paraparë ishte ndërprerë dhe kishte filluar me transmetimin e fjalimit të kreut të inteligjencës ukrainase Kyrylo Budanov, ku në këtë fjalim kishte mesazhe kërcënuese.

Ndërkaq një ditë më herët pati hakime tjera nëpër radio, ku dëgjuesit janë këshilluar që të futen nëpër strehimore për shkak të një sulmi të menjëhershëm me raketa.

Sipas tyre, mesazhi i urgjencës erdhi në shumë stacione në qytete në të paktën katër zona kohore në Rusi.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Duke ndërprerë programet me një sirenë, paralajmërimi mashtrim pretendonte: “Po shpallet një alarm ajror. Të gjithë, shkoni menjëherë në strehimore. Vëmendje! Vëmendje! Ekziston një kërcënim për një sulm me raketa”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *