KryesoreLajme

Sërish armë e municion në veri, Sveçla: U gjetën edhe uniforma ushtarake të SHBA-së e Britanisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa pamje të municionit, armëve dhe uniformave, që sipas tij, janë gjetur të martën gjatë një bastisjeje në veri të vendit. 

Sveçla ka thënë se ato janë gjetur në një ahur.

Ministri i Brendshëm ka bërë të ditur se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, janë gjetur edhe uniforma të ushtrive të SHBA-së dhe Britanisë.

Lexo më shumë  Rrustemi kritikon Gjykatën Kushtetuese për anulimin e 13 ligjeve: Vendim në kundërshtim me praktikën parlamentare, të përligjur nga vetë GJK

“Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”, ka shkruar ai. 

Sveçla ka paralajmëruar se kushdo që tenton ta cenojë rendin kushtetues e sigurinë e vendit, do të ndëshkohet. 

Lexo më shumë  Krisje në raportet Rama-Fevziu-Baton Haxhiu? Rama përmend udhëtimet e tyre në Ekuadorin dhe Venezuelën e narkodiktaturës
YouTube player