KryesoreLajme

Kallas flet pas takimeve me Kurtin e Vuçiq: Autorët e sulmit të fundit terrorist duhet të përballen me drejtësinë

Shefja e re e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kallas pas këtyre takimeve në një postim në “X” ka shkruar se rruga e vetme për anëtarësimin në BE të dyja vendeve është normalizimi i marrëdhënieve.

“Takova sot kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Kallas.

Lexo më shumë  Qeveri "e majtë", por shqiptarët në nevojë lihen në mëshirë të fatit (Krahasimi)

Kallas ka theksuar se kanë folur edhe për sulmin e fundit terrorist në Ibër-Lepenc që ndodhi të premten më 29 nëntor.

“E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kallas.

Lexo më shumë  ​400 mijë euro për tri fusha të reja sportive në Mitrovicë
YouTube player