Sport

Serie A nga 1 janari mund të mbetet me 19 skuadra, drejt përjashtimit një ekip

Serie A ka mund humbasë një skuadër nga data 1 janar dhe ta mbyllë këtë kampionat me 19 ekipe.

Nëse dje Salernitana nuk u paraqit në fushë ndaj Udineses si rrjedhojë e COVID dhe rrezikon humbjen 3-0 në tavolinë, për klubin nga Salerno paralajmërimi më i fortë ka ardhur nga Federata Italiane e Futbollit.

Duke qenë se ky ekip ishte në pronësi të presidentit të Lazios, Claudio Lotito dhe ky i fundit pasi ka hequr dorë nga pronësia, për skuadrën nuk po gjendet ende një blerës.

Gabriele Gravina, numri një i Federatës italiane, dje e ka thënë troç: “Salernitanën nuk mund ta mbajmë më nën mbikëqyrje, prandaj nëse nuk vjen një blerës deri më 31 dhjetor, skuadra do të përjashtohet nga Serie A”.

Nëse kjo ndodh, çdo ekip që ka marrë pikë ndaj Salernitanës në fazën e parë do të shohë që t’i ulen ato. Dhe mbi të gjitha, çdo javë do të ketë një nga 19 skuadrat e mbetura në garë që të bëjë pushim deri në fund të kalendarit në maj.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *