Art & Kulturë

Seri e veçantë pullash në nderim të “The Rolling Stones”

“The Rolling Stones” po nderohet në pullat postare me të reja britanike, me një seri të veçantë në të cilat paraqiten performancat në mbarë botën, pasi grupi legjendar i rockut sivjet shënon 60-vjetorin e themelimit.

Posta Mbretërore e Britanisë ka bërë të ditur të martën se do të emetojë një seri të veçantë prej 12 pullash “si një mirënjohje për një nga grupet më të njohura të rockut të të gjitha kohëve”.

Tetë pullat postare përmbajnë fotografi të këngëtarit kryesor Mick Jagger, kitaristëve Keith Richards dhe Ronnie Wood dhe bateristit të ndjerë Charlie Watts duke performuar në koncerte të ndryshme në mbarë botën: nga Hyde Park i Londrës në korrik të vitit 1969 deri te koncerti në New Jersey në gusht të 2019-s.

Lexo më shumë  “Rrugës” në Cannes – shansi i radhës i Kosovës për “Palmën e Artë”

Katër pullat e tjera janë paraqitur në një fletë miniaturë dhe paraqesin dy imazhe të grupit, të gjitha së bashku dhe dy posterë të turneut të tyre global. Watts vdiq vitin e kaluar, në moshën 80-vjeçare.

“Pak grupe në historinë e rockut kanë arritur të krijojnë një karrierë aq të pasur dhe të gjerë sa ajo e ‘Rolling Stones’”, ka thënë në një deklaratë David Gold, drejtor i marrëdhënieve me publikun në Postën Mbretërore. “Ata kanë krijuar disa nga albumet më ikonike dhe frymëzuese të muzikës moderne, me performanca të jashtëzakonshme live”.

I formuar në vitin 1962, “The Rolling Stones” është një nga grupet rock më të suksesshme dhe më jetëgjatë, duke shitur rreth 240 milionë disqe në mbarë botën dhe duke marrë çmime të shumta, përfshirë tre “Grammy”.

Lexo më shumë  “Rrugës” në Cannes – shansi i radhës i Kosovës për “Palmën e Artë”

Veprat e grupit kishin rrënjë në blues dhe sollën hite si “(I Can’t Get No) Satisfaction” dhe “Sympathy for the Devil” nga epoka e tyre kulmore gjatë viteve 1960 dhe ‘70, por edhe këngë me ritëm reggae si “Send It To Me”, që më sa duket është për një burrë të vetmuar që kërkon një nuse t’i dërgohet me porosi nga posta.

Deri tani janë katër grupe muzikore të cilave u janë dedikuar pulla postare nga Posta Mbretërore: “The Beatles”, “Pink Floyd” dhe “Queen”.

Posta mbretërore ka thënë se ka punuar me grupin dhe me menaxhmentin e tyre sa i përket koleksionit të pullave i cili do të dalë në shitje më 20 janar. /Reuters

YouTube player