KryesoreOpinion/Aktualitet

Serbia sfidon BE-në dhe SHBA-të – bëhet gati për luftë

Nga Sadri Ramabaja

Marrëveshja e Brukselit [24 shkurt 2023] nuk merrte në konsideratë letrën e Joe Biden-it dërguar presidentit serb në fillim të mandatit të tij, ku potencohej njohja reciproke në qendër të dialogut Kosovë-Serbi, në themel kishte kalkulimet gjeopolitike të Francës dhe interesat e saj në Europën Juglindore. Prandaj, si e tilë, ajo i bën lëshime të ndjeshme Serbisë, me idenë që të kalohet nga njohja në qendër të dialogut tek njohja vetëm de fakto, duke e shoqëruar atë me lëshime shtesë që kanë të bëjnë me krijimin gradual të “Botës serbe”. Kështu gjykonin në Paris e më pas edhe në Bruksel, se Beogradi do të gjykojë racionalisht dhe do ët  pajtohet të shkëputet nga ndikimi rus.

Në këtë kuadër, Britania e Madhe rezulton se gjykonte më racionalisht duke qartësuar pozicionin e saj, pa kalkuluar në mundësitë e tërheqjes së shpejtë të Serbisë nga hemisfera e interesit rus. Ndërkaq blerja e kohës nga ana e Serbisë përmes mbështetjes së Ukrainës me stoqet e armëve dhe municionit serb, mund të cilësohet hë për hë vetëm veprim taktik i qastit dhe kalkulim më shumë prej ushtarakësh se sa prej politikanësh vizionarë.

Vazhdimi i luftës në Ukrainë gradualisht e shndërron Rusinë në vasale të Kinës ndërkaq Serbinë në vasale të Rusisë. Por, nëse për BE-në dhe Europën në tërësi rreziku rus është permanent, mbështetja për ushtrinë ukrainase është de fakto beteja vendimtare për ta ndalur shtrirjen e Rusisë tutje qoftë në Baltik, qoftë në Ballkan, për SHBA-të, për aq kohë sa ato vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën me kapacitetet që po e mbështesin, Kina shndërrohet në rivalin e saj kryesor, që synim ka riformatimin “e rendit ndërkombëtar dhe fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për ta bërë këtë.” [William J. Burns: https://www.foreignaffairs.com/united-states/cia-spycraft-and-statecraft-william-burns]
Si në rastin e Kinës, edhe në rastin e Rusisë, është e ditur –  ato tashmë kanë objektiva të qarta strategjike për riformësimin e rendit botëror. A do të jetë ky rend i bazuar në interesat e pesë fuqive të reja [SHBA-ve, BE-së, Kinës, Rusisë dhe Indisë], duke etabluar Rusinë në mesin e pesëshes, apo jo, është jetike për Serbinë.
Çështja në këtë rrjedhë zhvillimesh gjeopolitike nuk është vetëm lufta në Ukrainë, por edhe mundësitë që ajo të ketë fronte të reja në Europë e gjetkë, duke e shpërqëndruar betejën me Rusinë dhe frontin e ndarjes mes pesë të fuqishme në fjalë. Në këtë përplasje të karakterit ët pastër gjeopolitikë, zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi dhe fundi i tyre tashmë i njohur, rezultojnë t’i kenë shërbyer çimentimit të pushtetit të Aleksandër Vuçiqit më shumë se çdo pararendësi të tij, duke përfshirë në këtë kuadër edhe vetë Milosheviqin.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Vuçiqi tashmë këtë fuqi politike do ta përdorë për pozicionim edhe më pro Rusisë, duke cenuar rëndë interesat e BE-së dhe SHBA-ve në rajon.
Në rrafshin e analizës politike gjithësesi se mirren në konsideratë deklaratat e politikanëve, por që analiza të jetë më e plotë, gjithësesi i kushtohet vëmendje edhe veprimeve të tyre. Në këtë pikë analistët i gjasojnë sivëllezërve të tyre që veprojnë në Intelegjencë. Në profesionin e inteligjencës, shprehet në një shkrm të gjatë  William J. Bums, të publikuar në Foreign Affairs më 30 janar,  ne studiojmë me kujdes atë që thonë liderët. Por ne i kushtojmë edhe më shumë vëmendje asaj që ata bëjnë.” [Shih burimin e cituar!]
Represioni në rritje i Vuçiqit ndaj opozitës në vend dhe agresiviteti i tij, me theks ndaj Kosovës, i shoqruar me thellimin e bashkëpunimit me Rusinë, Kinën, Iranin…, janë rrjedhimisht kërcnim real i paqes në rajon dhe sfidim publik që ajo i bën BE-së dhe SHBA-ve.  Shih për këtë, kundërveprimi duhet të jetë i koordinuar dhe pa vonesë.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, siç njoftojnë mediat e rajonit, ka pranuar 750 dronë kamikazë Shahed-136 nga Irani. Këtë fakt e konfirmoi të hënën që lamë pas edhe zëvendësministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për Çështjet Politike, Ali Bagheri. Ndërkaq një ditë më pas, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi  se, Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem rus për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin e ka blerë kohë më parë nga aleatja e vet, Rusia. Po atë ditë në Beograd zbarkoi Mirosllav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe si për të mbuluar veprimet që pritet të ndërmarrë Vuçiqi ndaj Kosovës në javët në vijim, ai pretendon të rikthejë në vëmendje çlshtjen e dialogut, respektivisht realizimin e Marrëveshjes së Brukselit!
Me këto veprime jo vetëm Serbia, por edhe një lagje e diplomatëve perendimor,  de fakto po sfidojnë tok BE-në dhe SHBA-të, ndërkaq vajtje-ardhjet e Lajçakut vetëm sa I shërbejnë vetmashtrimit në “sistemin” liberal-demokratik të Weimar-it, alias Beogradit, teksa ushqejnë iluzionin se Serbia, vazhdon të ketë nevojë për forcën restauruese të një lideri të dorës së fortë, siç është Aleksandër Vuçiqi!

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Prandaj 17 dhjetori serb i vitit 2023 ngjet aq shumë me 30 janarin gjerman të vitit 1933. Këtë fakt kanë filluar ta pranojnë liberalët real të Serbisë, por jo edhe dyshja Borrel-Lajçak!
Refuzimi i pranimit të këtij realiteti, nuk do të thotë se ai nuk egziston!

Rruga Press

YouTube player