Lajme

Serbia nuk i rinovon shkollat shqiptare, pavarësisht kushteve minimale nuk ka investime prej viteve 80-të

Gjendja e shkollës “Migjeni” vështirë se mund t’i bëjë ballë lëkundjeve të tokës, e njëjta nuk është rinovuar që nga viti 1990.\

Pavarësisht mureve të çara, dyer të vjetruara e kushte minimale në malësi të Preshevës mësojnë gjashtë nxënës. Për më shumë se 30 vite, gjendja e kësaj shkolle shqipe është e njëjtë.

Edhe në këto kushte, Qeveria e Serbisë nuk ka ndarë buxhet për rinovimin e kësaj shkolle.

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Këtë shtator, nxënësit e Buhiqit, Ranatocës, Maxherës dhe Ilincës pritet t’i drejtohen dyerve të improvizuara.

Në gjendjen e njëjtë është edhe shkolla “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan të Komunës së Bujanocit.

Drejtori i kësaj shkolle, Qemal Beqiri, thotë se në këtë objekt ka mungesë të sallës së edukatës fizike dhe kabineteve të lëndëve shkencore.

Investim të këtij objekti shkollor ka kërkuar edhe kryetari i kësaj komune, Nagip Arifi.

Lexo më shumë  Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu thotë se nxënësve shqiptarë po iu shkelet e drejta për arsim.

Që Serbia po i diskriminon nxënësit shqiptarë e thotë edhe kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi.

Edhe në shkollën “Sami Frashëri” investim nga Serbia nuk pati nga viti 1982.

Rruga Press

YouTube player