Lajme

Serbia nuk do negociata për planin franko-gjerman

Serbia vazhdon t’i mohojë diskutimet për marrëveshjen përfundimtare, për të cilën u tha se pati dakordimi në takimin e fundit në Bruksel, kur u arrit marrëveshje për targat. Madje presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. E në zyrën e përfaqësuesit të lartë të BE-së nuk kanë treguar se kur do të nisin negociatat për marrëveshjen përfundimtare

Mbetet e paqartë se kurdo mund të nisin negociatat për marrëveshjen finale, e cila mbështetet në propozimin franko-gjerman. Derisa ndërmjetësi në dialog, BE-ja, nuk ka dhënë një datë se kur mund t’i ftojë palët, deklarata kundërthënëse kanë dhënë kryeministri i Kosovës, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Një ditë pas Kurti tha se në takimin e radhës në Bruksel do të diskutojnë për marrëveshjen finale, Vuçiq e ka përjashtuar këtë mundësi. Madje ai ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

“Ai (Kurti) ka thënë se për të çështja e statusit ka marrë fund. Edhe për mua çështja e statusit ka marrë fund për kohë të gjatë, në pajtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Kaloftë mirë në Bruksel”, ka thënë Vuçiqi nga Norvegjia.

Megjithëse nuk është publikuar ende propozimi franko-gjerman, Vuçiqi e pati quajtur të papranueshëm atë pasi palëve u kërkon zotime për respektimin e ndërsjellë të integritetit territorial.

Lexo më shumë  Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Edhe drejtori i së ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka caktim afatesh për të arritur marrëveshje përfundimtare. Sipas tij, i vetmi afat është për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Kurti, një ditë më herët deklaroi për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se në Bruksel shkon për të negociuar për marrëveshjen finale, që sipas tij, duhet të arrihet deri në pranverën e vitit 2023.

Arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve vazhdon ta konsiderojë si çështje urgjente, një nga propozuesit e planit, Gjermania. Presidenti i këtij vendi, Frank Walter Steinmeier nga Shkupi ka bërë thirrje të martën që diskutimet të zhvillohen rreth planit të propozuar.

“Sa u përket marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, mund t’ju them se i gjithë Bashkimi Evropian ka interes urgjent për normalizimin e marrëdhënieve. Për këtë janë bërë përgatitje, janë bërë propozime. Jam i lumtur, sepse propozimi gjermano-francez tani ka arritur sukses dhe po pranohet”, ka thënë presidenti gjerman pas takimit me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Kurti dhe Vuçiqi të hënën e kaluar dështuan të arrijnë marrëveshje për çështjen e targave ilegale të lëshuara nga Serbia. Kurti refuzoi propozimin për heqjen dorë nga shqiptimi i gjobave, pasi në të nuk u përfshi çështja që të diskutohej për marrëveshjen finale, që sipas kryeministrit të Kosovës, ishte në ftesën e bërë nga ndërmjetësit. Madje ai kritikoi Borrellin se ka hequr dorë nga synimi që marrëveshja të arrihet deri në mars të vitit të ardhshëm. Kërkesa e SHBA-së që vendimi për gjobat të shtyhet për 48 orë, bëri që palët pas diskutimeve maratonike të arrijnë marrëveshje. Kosova u zotua të mos shqiptojë dënime, e Serbia të mos prodhojë më targa ilegale. Ndërkaq çështja e tretë, sipas kryenegociatorëve, ishte pajtimi për t’i nisur diskutimet rreth marrëveshjes finale. Paralajmërimi i ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, rreth sigurisë në veri të Kosovës, ka qenë shkaku për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është bërë kompromis lidhur me targat ilegale.

Lexo më shumë  MPJ-ja ende pa informacion nëse zëvendësdrejtori i Policisë Jankoviq, me shtetësi serbe, është liruar nga Serbia

Por në komunikatën e tij, përfaqësuesi i BE-së, Joseph Borrell, krahas diskutimeve për marrëveshjen finale përmendi edhe zbatimin e të gjitha ujdive të arritura në dialogun e deritashëm në Bruksel.

“Do t’i ftoj palët në ditët në vijim të diskutojnë hapat e ardhshëm në kuadër të propozimit me qëllim që të prezantohen rezultatet e Grupit të ardhshëm Special për Normalizimin me Kosovën dhe përditësimin e radhës për Kapitullin 35 për Serbinë”, kishte deklaruar Borrell.

Ai ka paralajmëruar që në rast se ndonjëra palë bëhet pengesë, BE-ja edhe mund ta ndërpresë procesin e negociatave për marrëveshjen finale./Koha.net

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *