Bota

Serbia nuk dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës, e quan spekulativ

Beogradi zyrtar nuk i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Albin Kurti për ta dënuar sulmin në veri ndaj Policisë së Kosovës. Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka kualifikuar spekulativ sulmin.

Ka bërë thirrje për përmbajtje në ato që i ka cilësuar si spekulime të papërgjegjshme dhe të paqëndrueshme rreth ngjarjeve në Zubin-Potok, të cilat ka theksuar se mund ta minojnë stabilitetin në terren.

Lexo më shumë  Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit

Në një postim në Twitter, Petkoviq ka shkruar se “sulmet e orkestruara ndaj serbëve dhe Beogradit zyrtar, para përfundimit të hetimeve, e vënë në pikëpyetje motivin e ngjarjeve”.

Të premten, ministri i Punëve të Brendshme njoftoi se katër sulme me shpërthyes gomash, gurë e me breshëri plumbash dhe granata i ka pësuar në veri të vendit Policia e Kosovës gjatë tri ditëve të fundit. Ministri Xhelal Sveçla e ka kualifikuar akt terrorist sulmin më të fundit me kallashnikov e granata dore. Për këtë, ai e ka fajësuar Serbinë dhe strukturat kriminale të kontrabandës në veri. E drejtori i policisë, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se sulmet ishin të koordinuara nga strukturat që i frikësohen ndaljes së aktivitetit të tyre kriminal. Kryeministri Albin Kurti kërkoi nga Serbia që të distancohet dhe t’i dënojë sulmet.

Lexo më shumë  Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *