“Serbia kishte lidhje me sulmin terrorist në Banjskë”, analistë perëndimorë e komentojnë deklaratën e Escobarit
Deklarata e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Serbia ka pasur lidhje me sulmin e grupit të Milan Radoiçiqit më 24 shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës, ka nxitur reagimet e disa deputetëve gjermanë dhe analistëve perëndimorë.
Emisari amerikan Escobar ka thënë të premten se SHBA mendon se ka pasur disa lidhje financiare dhe organizative, “por ne po e hetojmë atë plotësisht. Por, për sa i përket krimit që është kryer, mendoj se hetimi është bërë me kompetencë nga Policia e Kosovës”.
“Nuk kishim nevojë të bënim një hetim. Ne kishim inteligjencë dhe rezultatet e hetimit janë shumë afër me atë që kemi kuptuar. Pra, ne nuk po i kërkojmë Serbisë një hetim lidhur me atë që ka ndodhur më 24 shtator. Ne po kërkojmë përgjegjësi”, ka theksuar Escobar në një intervistë për REL.
Kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, austriaku Gerald Knaus, duke komentuar deklaratën e Escobar, tha se paramilitarët që synojnë të vrasin nuk duhet të gëzojnë imunitetin e asnjë shteti anëtarë të Këshillit të Evropës.
“Kjo është një çështje e madhe e shtetit ligjor. Paraushtarakët që synojnë të vrasin nuk duhet të gëzojnë imunitet të asnjë shteti anëtar të Këshillit të Evropës. Pasi kjo do t’i inkurajonte ata ta bënin përsëri”, ka shkruar Knaus, në një postim në rrjetin social X.
👇🇽🇰🇷🇸🇪🇺
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) March 15, 2024
This is a big rule of law issue. Paramilitaries that set out to kill should not enjoy immunity in any @coe member state.
As this would encourage them to do it again. @ABaerbock @ToniHofreiter @max_lucks @nouripour @erionveliaj @ditmirbushati @VSurroi https://t.co/ght6TfWUU7
Ndërkohë deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka cituar deklaratën e emisarit amerikan Gabriel Escobar, që ka të bëjë me përgjegjësinë e Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë
“Escobar konfirmon ‘disa lidhje financiare dhe organizative’ midis shtetit serb dhe sulmeve në Banjskë. Për masat kundër Republikës së Serbisë (thotë) ‘Nuk mund të komentoj për këtë tani’. I pyetur sa kohë do të prisni që Republika e Serbisë të arrestojë Radoiçiqin? ‘Më lejoni të komentoj për këtë më vonë’”, ka shkruar Butikofer në rrjetin social X.
From ADMIRIM:
— Reinhard Bütikofer (@bueti) March 15, 2024
Escobar confirms "some financial & some organizational links" between the Serbian state & the Banjska attacks.
On measures against 🇷🇸: "I can't comment on that right now."
How long will you wait for 🇷🇸 to arrest Radoicic? "Let me comment on that later."#EUWakeUp!
Edhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar deklaratën e emisarit amerikan.
“U deshën 6 muaj, por më mirë vonë se kurrë”, ka shkruar Serwer, duke iu referuar deklaratës së Escobar.
It took 6 months, but better late then never: https://t.co/pZ8G4DLO4R
— peacefare.net (@DanielSerwer) March 15, 2024
Ndryshe, Agjencia e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara në një raport të publikuar të hënën, ka paralajmëruar se mund të ketë një kërcënim në Ballkanin Perëndimor – pra rajoni mund të jetë epiqendër e dhunës ndëretnike, transmeton Telegrafi.Raporti i referohet ngjarjeve të fundit, si sulmi i armatosur në Banjskë ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku, dhe tensionet e muajit maj 2023, ku përleshjet mes KFOR-it dhe protestuesve serbë në veri të Kosovës lanë të plagosur dhjetëra ushtarë të forcave paqeruajtëse.
Rruga Press