Bota

“Der Spiegel” zbardh planin e Annalena Baerbockut – Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me raketat e fuqishme Taurus

Annalena Baerbock po punon fshehurazi në një plan për të dërguar në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus.

Gazeta gjermane, Der Spiegel, ka zbardhur një nga opsionet e kreut të Ministrisë së Jashtme.

Gjermania do të transferojë raketat e fuqishme në Britani të Madhe, e cila nga ana e saj do t’i transferojë tek ukrainasit, por do të ruajë kontrollin mbi vendosjen dhe objektivat.

Lexo më shumë  Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas

Kështu do të funksionojë që të mos shkelen “vijat e kuqe” të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Ky i fundit disa herë ka deklaruar se nuk do të transferojë këto raketa në Ukrainë pasi në këtë formë do të thotë se Gjermania është në luftë me Ukrainën.

Raportohet se ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka urdhëruar ushtarakët gjermanë që t’i përgatitin raketat për dërgim në Ukrainë.

Lexo më shumë  Ukraina fillon ndërtimin e bazave nëntokësore për strehimin e aeroplanëve luftarak amerikanë F-16

Ndryshe, ukrainasit po luftojnë kundër pushtuesve rusë që nga 24 shkurti i vitit 2022.

YouTube player
YouTube player