Lajme

Serbia kërcënon Kosovën me luftë?

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vazhduar të insistojë se implementimi i vendimeve të mara nga Qeveria e Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime dhe për kthim të targave ilegale serbe në ato RKS, është shpallje e luftës.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, siç ka thënë, të ndalë kryeministrin Kurti dhe të bëjë presion tek ai që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Lexo më shumë  Kurti në Londër e njofton sekretaren britanike për kërcënimet nga Serbia me mbështetjen e Rusisë

Në mbledhjen e javës së shkuar, Qeveria Kurti vendosi që aplikojë të njëjtën masë, në mënyrë reciproke sikurse Beogradi zyrtar, që nuk pranon letërnjoftimin, por në hyrje qytetarët shqiptarë të Kosovës i pajis me një letër që zëvendëson dokumentet e identifikimit.

Poashtu, Qeveria e Kosovës vendosi t’u japë një afat 2-mujor, të fundit, të gjithë atyre që kanë targa ilegale serbe në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i ndërrojnë ato në RKS.

Lexo më shumë  Fondet për bujqësinë në Shqipëri janë thjesht një lëmoshë, Sharka zbulon arsyet e krizës në sektor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *