Bota

Serbia i hap rrugën monedhës kineze në Ballkanin Perëndimor

Banka Kombëtare e Serbisë ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Popullore të Kinës për përdorimin e Juanit kinez.

Masa do të ndihmojë ndërmarrjet dhe institucionet financiare të të dyja vendeve të përdorin monedhën kineze për transaksione ndërkufitare dhe të promovojnë më tej tregtinë dypalëshe dhe lehtësimin e investimeve, thuhet në një njoftim nga Banka e Kinës.

Lexo më shumë  Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë për shëndetësinë nga “Pandemic Fund”

Më konkretisht do të vendoset një bankë specifike në Serbi që do të mundësojë rregullimet mes transaksioneve mes palëve. Ndërkohë, qeveria e Bullgarisë do të heqë taksat për tranzitin e gazit rus që kalon nga ai shtet për në Serbi dhe Hungari.

Për heqjen e kësaj tarife, Serbia kishte paraqitur një kërkesë në Komisionin Europian.

YouTube player

Lexo më shumë  “Luftë e hapur”, Pakistani bombardon Kabulin pas përshkallëzimit në Afganistan