Bota

Aliu: Lajm i mirë, linja hekurudhore “Prishtinë- Aeroport” po bëhet

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka njoftuar se linja hekurudhore “Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë – Carralevë”, po bëhen.

Ai tutje ka bërë të ditur se në takimin e Këshillit Ministror, bashkë me ministrat e transportit nga shtetet fqinje, kanë diskutuar për progresin që është bërë në rrugë e hekurudha, lehtësimin e transportit, korridoret dhe lidhjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi është organizuar nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit, në kuadër të procesit të modernizimit të transportit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Blinken: Planet e Putinit kanë dështuar

“Në këtë takim të frytshëm që tregoi se është bërë shumë progres, morëm lajmin e mirë që linja hekurudhore “Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë – Carralevë”, tashmë janë përfshirë në rrjetin e TEN-t, dhe rrjedhimisht kemi qasje në fondet e BE-së, ku prej tyre 50% janë grante për projekte hekurudhore dhe 40% për ato rrugore”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Njëherit, ai ka thënë se janë prezantuar të arriturat e Kosovës rreth legjislacionit dhe direktivave të BE-së si dhe progresin që është bërë në hekurudha e rrugë.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

“Diskutuam për forma të reja të transportit, të munguara deri më tani, me kosto më të ulët dhe me ndikime sa më të vogla në mjedis. U dakorduam që të vazhdojmë takimet koordinuese rreth synimeve afatgjata, në mënyre që të arrijmë objektivat e përcaktuara, dhe të punojmë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta”, është shprehur ministri.

Rruga Press

YouTube player