Bota

Serbia dyfishon fluturimet me Moskën, u mundëson rusëve të thyejnë izolimin

Ndryshe nga një numër i madh vendesh evropiane që kanë ndërprerë fluturimet me qytetet e Rusisë dhe kanë ndaluar hapësirat e tyre ajrore për kompanitë ruse të fluturimeve, Serbia ka vepruar në drejtim krejt të kundërt.

Kompania “Air Serbia” ka dyfishuar fluturimet me Moskën dhe tash numëron 15 fluturime në javë, krahasuar me 7 sa i kishte deri para agresionit rus mbi Ukrainën, ka shkruar të martën “schengenvisainfo.com”.

Serbia refuzoi në tërësi t’i bashkohet BE-së për sanksione ndaj Rusisë, ndonëse është në negociata për anëtarësim në bllokun perëndimor. Bashkë me Bjellorusinë që është aleate e Rusisë në këtë luftë, Serbia është shteti i vetëm evropian që nuk i ka vënë sanksione Moskës zyrtare.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

E vendimi i Serbisë po u lejon rusëve ta përdorin këtë vend si mundësi për arratisje nga Rusia.

Rusët, nga Serbia më pas po udhëtojnë në vende të tjera evropiane, si në Qipro, Zvicër, Francë, Itali, Britani e Madhe, Slloveni, Gjermani, Austri si dhe destinacione të tjera.

“Air Serbia” ka dyfishuar numrin e fluturimeve nga Beogradi në Moskë dhe anasjelltas në një përpjekje për të plotësuar kërkesën e rusëve pas vendimit të vendeve të BE-së për të ndaluar linjat ajrore ruse.

Lexo më shumë  Qeveria pro-ruse gjeorgjiane pezullon negociatat me BE-në, shpërthejnë protestat në Tbilisi

“ForwardKeys” theksoi se numri i udhëtarëve mes Rusisë e Serbisë u rrit me 50 për qind në javën e parë të marsit, krahasuar me javën përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, ndërsa ky numër pritet të rritet më tej në javët në vijim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *