KryesoreLajme

“Serbia drejt zgjedhjeve”, shqiptarët e Luginës kërkojnë vende të rezervuara në Parlament

Deputeti shqiptar në Palamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se kriza e sotme në parlamentin serb, qoftë e dirigjuar apo imponuar, po e çon Serbinë në zgjedhje të reja parlamentare dhe zgjedhjet për kryeqytetin.

Sipas tij, shkuarja në këto zgjedhje të reja imponon edhe ndryshime të kushteve dhe të sistemit zgjedhor.

“Sistemi i ndryshuar zgjedhor do të duhet patjetër të trajtojë edhe kërkesat dhe nevojat e pakicave”, u shpreh deputeti Kamberi.

Në fund, z. Kamberi shtoi se “ky do të jetë momenti që shqiptarët të dalin me kërkesën për vende të garantuara të përfaqësimit në parlament.”

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Këtë qëndrim të z. Kamberi e shpërndau në llogarinë e saj në Facebook edhe ish-Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, aktualisht këshilltare politike e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Qëndrim të ngjajshëm me deputetin Shaip Kamberi ka mbajtur edhe ish-Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, duke u shprehur se Serbia po shkon drejt zgjedhjeve të reja dhe se ato nuk do të kishin kuptim pa ndryshime në sistemin zgjedhor që do t’i adresonte kërkesat dhe nevojat e pakicave, të cilat në Serbi përbëjnë 20% të popullsisë, përfshirë këtu edhe shqiptarët e Luginës.

Lexo më shumë  Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid

Sipas tij, ky është shans për shqiptarët të dalin me kërkesën për vende të rezervuara të përfaqësimit në Parlament në simetri me Parlamentin e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player