Bota

Serbia dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen për tregti të lirë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, me të cilin biseduan për çështje në lidhje me bashkëpunimin ekonomiko-strategjik ndërmjet dy vendeve.

Aleksandër Vuçiç është duke kryer një vizitë treditore në Kinë me rastin e fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore.

Në takimin e tyre, të dy presidentët ranë dakord se deri në fund të vitit, do të përfundojnë procesin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Kinës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  Afrimi i Kinës me Rusinë dhe bashkërendimi kundër Amerikës, Xi do të vizitojë Serbinë

“Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Kinën është një çështje me rëndësi të madhe për ne, sepse përveç hapjes së një tregu të madh për prodhuesit bujqësorë, ne do të tërheqim edhe investime të mëdha të huaja në sektorë të tjerë”, tha Vuçiç në një intervistë për televizionin publik serb (RTS).

Presidenti serb tha se presidenti Xi Jinping shprehu interesin e Kinës për të kontribuar në industrializimin dhe zhvillimin ekonomik të Serbisë. Ai theksoi gjithashtu se në takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit ushtarako-teknologjik, si dhe realizimi i projekteve të mëdha infrastrukturore me ndihmën e Kinës.

Lexo më shumë  Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë

Sipas medive serbe, Xi Jinping, vuri në dukje se Serbia dhe Kina po zhvillojnë marrëdhënie me rëndësi strategjike, me theks të veçantë në projektet infrastrukturore, energjinë dhe qëndrimin e përbashkët të organizatave ndërkombëtare për çështjet e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Rruga PRess

YouTube player