BallinaLajme

Serbia dërgon vaksina antiCovid në Mitrovicë/ Kryetari i Odës së Farmacistëve: Shkeli ligjin

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi ka reaguar pasi vaksina kundër Covid-19 janë dërguar në veri të vendit nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë. Jakupi ka thënë se vaksinat konsiderohen produkte medicinale dhe si të tilla i nënshtrohen autorizimit për marketing-regjistrimit në AKPPM. Po ashtu. pas regjistrimit për çdo import duhet të merret leja për import e cila gjithashtu merret nga AKPPM.

Lexo më shumë  Kompania që i dërgoi vagonët për riparim në Serbi është në pronësi të burrit të ish drejtoreshës dhe kandidates për asamble të AAK-së në Prishtinë

“Sa i përket furnizimit të qyteteve në veri nuk ka ndonjë dallim me qytetet tjera, me gjithë tendencën dhe kërkesat përgjatë viteve, por kjo çështje ligjërisht ka përfunduar në Bruksel në vitin 2014 dhe këto procedura vlejnë për tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të gjitha produktet medicinale nga cilido prodhues qofshin”, thotë Jakupi.

Më tej ai ka shtuar se “çdo procedurë që përfshin produktet medicinale pa marrë leje nga AKPPM është shkelje e ligjeve të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu shkelje e marëveshjes së Brukselit”.

Lexo më shumë  Kurti për varrezat masive në Zubin Potok: Serbia t’i hapë arkivat, familjet nuk mund të presin edhe 18 vjet

Rruga Press

YouTube player