Opinion/Aktualitet

Serbia – deep state: Kultura e dhunës kundër kulturës së paqes

Nga Sadri Ramabaja

Abstrakt

Në këtë ese trajtohet fenomeni i kulturës së dhunës kundër kulturës së paqes, terrorizmi shtetëror kundër vullnetit për fqinjësi të mirë, ekspansioni kundër vullnetit për bashkëjetesë me fqinjë dhe integrim në BE – që tashmë janë realitete të papajtueshme që përplasen në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Perëndimit.
Këto raporte kanë begraund të fuqishëm historik. Një rol të rëndësishëm në këtë kuadër ka gjithësesi edhe Kisha Ortodokse Serbe
, që gjatë gjithë historisë është treguar një inspiruese e zellshme e ideologjive hegjemoniste serbe.
Por edhe piramida e shtetit –
presidenti Aleksandar Vuçiq, që së fundmi ka kërcënuar Perëndimin se duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.
Lidershipi serb ndërkohë, duke qenë nën ndikimin e theksuar klerofashist të Kishës Serbe, lehtësisht mund të marrë vendim të provokojë luftën e re shqiptaro-serbe.


Fjalët çelës: Serbia, deep state, kultura e dhunës, kultura e paqes, shteti mafioz, rendi i ri europian.

Hyrje

Javën që lamë pas, respektivisht më 9 prill, presidenti serb u prit si demokrati më i mirë i mundëshëm në Elize. [1] Presidenti francez, Emanuel Macro, njoftojnë mediat, ka biseduar plot tri orë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin. Merret vesh se objekt i bisedës, përveç vazhdimit të miqësisë tradicionale dhe tregtisë së majme – shitjes së armatimit të sofistikuar frëng Serbisë, në kuadër të të cilit veprim hyn edhe ajo e 12 aerolanëve luftarak Rafale, ishte edhe Kosova.
Pas Vuçiqit, saktësisht dy ditë më vonë, në Elize me nderime të larta u prit edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Si ndodhi që këto dy vizita të sinkronizohen kaq pranë e pranë njëra-tjetrës, a ishte rastësi gjithë kjo burbujë e miqësisë frënge për Ballkanin?!
Koha shpejt do ta dëshmojë se këto vizita ishin pjeës e axhendës gjeopolitike të Francës për Ballkanin Perednimor, që nuk janë në përputhje të plotë me ato ët BE-së dhe Perednimit përgjithësisht.

Në Perëndim dhe jo vetëm, qytetarët vazhdojnë të habiten se përse Serbia vazhdon ta refuzojë Marrëveshjen Bazike të Brukselit [27 shkurt 2023], ndërkaq, në anën tjetër, Kosova i është nënshtruar masave ndëshkuese nga Brukseli! Të rikujtojmë faktin se ajo marrëveshje në esencë ishte vet plani frëngo-gjerman për të ashtuquajturën Rrugë të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që nuk ishte asgjë tjetër përveç një gjetje e diplomacisë frënge, respektivisht një alibi për Serbinë që t’i shmanget presionit për njohjen e Kosovës derisa të kuptohet fundi i luftës në Ukrainë!

Tashti a mund të thuhet se me këtë audiencë plot tam-tame të Vuçiqit në Elize dhe me këtë tolerancë të Perednimit ndaj Beogradit edhe pas agresionit të 24 shtatorit të vitit 2023, do të jetë vështirë të paramendohet se Perëndimi nuk e ka të qartë faktin se, Serbia po përgatitet për agresionin e radhës në Kosovë dhe Bosnjë…?!
Këtyre sjelljeve të Perendimit, Serbia u përgjigjet me fyerje e tallje të lloit të vet. Madje edhe atëherë kur Brukseli bën një hap përpara për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Europës, duke marrë në konsideratë pikën 4-të të Marrëveshjes së Brukselit, politikanët perednimor i përgjigjen fyerjeve të Vuçiqit me retorikën diplomatike për vullnetin që kanë tutje për vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në shërbim të paqes!

Serbia – shtet mafioz që i pëlqen petku i ligjshmërisë

Në Serbi, sidomos pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023, vazhdojnë ende debatet rreth nivelit të demokracisë dhe lirive të qytetarëve. Personalitete publike të njohura, por edhe dhe organizata civile kredibile, kanë vlerësuar se vendi ka kohë që ka rrëshqitur në ujërat e autoritarizmit me elemente fashiste, veçanërisht nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Në këtë drejtim, janë ngritur shqetësime për lirinë e shtypit, liritë e njeriut dhe mungesën e ndarjes së qartë të pushteteve.

Në disa raste, ka pasur akte qeverisëse që janë kritikuar për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut [Shih rastin e Nikolla Sanduloviqit].[6]

Organizata ndërkombëtare dhe raportet e monitorimit kanë dokumentuar shqetësime në lidhje me pavarësinë e institucioneve gjyqësore, lirinë e shprehjes dhe respektimin e standardeve demokratike.

Përkundër këtyre fakteve të prekshme, në sallonet perëndimore, njerëzve u pëlqen të eksplorojnë balancën e servilizmit serb me instrumentet e astrologjisë së Kalimegdanit, me personalizimin e kontradiktave sociale nga Vuçiqi, me opinione dhe hipoteza, por rrallëherë me analiza të mirëfillta që reflektojnë njohuri e dije të thella për Serbinë dhe historinë e saj, sidomos strategjinë e saj mbi ekspansionin permanent.
Në këtë linjë mendimi politik është edhe paralajmrimi i presidentit të Republikës Serbe, një entitet politik në Bosnjë i krijuar mbi gjenocidin serb ndaj boshnjakëve. Ai më 12 prill, gjatë takimit me presidentin e Serbisë në Beograd, de fakto, me gjuhën kërcnuese e shantazhuese, paralajmroi ndarjen e Republikës Serbe, në rast se OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Ambasada e SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë në anën tjetër, paralajmëroi flakë për flakë udhëheqësin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, se këmbëngulja e tij për miratimin e një ligji të posaçëm, sipas të cilit Republika Srpska do të mbante zgjedhje ose do të përpiqej të shkëputej, do të ishte një shkelje e hapur e Dejtonit, ndaj të cilit akt me siguri do të reagojë SHBA, transmeton Hina.[7]

Dodik njoftoi më parë se Republika Srpska do të miratojë ligjin e saj zgjedhor deri më 20 prill, nëse ndryshimet teknike në ligjin zgjedhor të vendosura nga Përfaqësuesi i Lartë për BeH, Christian Schmidt, nuk anulohen përpara kësaj date. Të enjten, pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd, ai njoftoi se RS do të shpallë pavarësinë, nëse rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë miratohet në Kombet e Bashkuara. [8]

Këto përplasje a janë si rezultat i mosnjohjes së Serbisë nga ana e Perendimit, apo produkt i mbivlerësimit të peshës së saj në këtë rirreshtim gjeopolitik e ristrukturim të rendit të ri botëroror?
Ngjashëm si Putini që e kishte përkufizuar misionin e tij historik në terma gjeopolitik, këtë në heshtje po e bën edhe Vuçiqi. Kolapsi i Bashkimit Sovjetik, deklaronte Putini, kishte qenë katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20’të. Fjalimi i Putinit në Konferencën e Mynihut për Politika të Sigurisë më 2007 ishte momentumi politik, kur po merrte udhë rikthimi i gjeopolitikës në konceptet e tij mbi Rusinë e së ardhmes së afërt.
Vuçiqi po imiton Putinin, pa fshehur objektivat politike që ka. Koncepti mbi “Botën serbe” është një kopje e pastër e “Botës ruse”. Për realizimin e “Botës ruse” Putini, një varg “konfliktesh të ngrira” rreth e përqark Federatës Ruse i ktheu në konflikte të hapura, duke kulmuar me agresinonin e paprovokuar ndaj Ukrinës më 24 shkurt 2022.
Vuçiqi më 24 shtator 2023 do ta bënte hapin e parë për kthimin e “konfliktit të ngrirë” rreth veriut të Kosovës në konflikt të hapur. Ai tashmë e ka të qartë se nuk futet dot në Kosovë me njësitë e rregullta tankiste e ushtri, prandaj po pregaditë njësi elitare speciale për ta mbajtur tutje gjendjen të tensionuar, duke i paraprirë aksionit të radhës me veprime politike, siç janë ato të paralajmruara tashmë nga Lista Serbe [sabotimi i referendumit dhe me këtë edhe i zgjedhjeve për kryetar komuansh; bojkotimi i regjistrimit të popullsisë…]

Në prag të pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar Perëndimin se duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai vazhdoi më tej se nëse Perendimi zgjedh Kosovën, Serbia “do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë rastin”.
Vuçiç i ka forcuar këto kërcënime duke u bazuar në atë se Kosova do të mbështetet nga Perëndimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE). dhe NATO-s. Në një letër urimi drejtuar Putinit për fitoren në zgjedhjet në Rusi, Vuçiq i ankohet atij për “situatën e vështirë politike me të cilën po përballej populli serb në Kosovë”. Ai me këtë rast do të përdor të njejtën gjuhë taktizuese e thellësisht propaagandistike, në shërbim të ndërtimit të alibisë për ndërhyrje në Kosovë. “Serbët po vuajnë pogromin në Kosovë”, i raportn ai Putinit, duke përsëritur të njëjtat fjalë që i kishte artikuluar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Rrëfimi është i njëjtë si në situatën kur Putini kishte nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë.
Në fjalimin e 23 shkurtit 2022, ku Putini kishte urdhëruar trupat ruse të pushtonte Ukrainën, ai tha se: “ishte e nevojshme të ndalet […] gjenocidi kundër miliona njerëzve që jetojnë atje, të cilët mbështeten vetëm te Rusia. Përplasja e Rusisë me këto forca është e pashmangshme, […] dhe e lodhur duke pritur kohën e duhur”. Sipas tij, këto fatkeqësi po u ndodhin rusëve në Ukrainë me mbështetjen e vendeve kryesore të NATO-s.
Ngjashmëria e dy deklaratave tregon për një axhendë të përbashkët. Deklarata aktuale e Vuçiqit është përgatitja e diskursit dhe terrenit politik për të ndërmarrjet paraushtarake dhe ushtarake që ai synon t’i bëjë në kuadër të mbështetjes që merr nga Rusia dhe Kina. Këto dy vende, së bashku me vendet anëtare të BRICS-it, së fundmi kanë qëndruar të vëmendshëm ndaj thirrjeve për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.[9]

Në këtë proces, Vuçiqit, si përherë, i vije në ndihmë Kisha. Këtë ndërlidhje më mirë se kushdo tjetër deri sot e ka vënë në pah studjuesja kroate Ljubica Shtefan në librin e saj “ Kisha Ortodokse Serbe dhe fashizmi”. Po të shërbente ky studim si një lloj almanaku për diplomacinë perednimore, atëherë ata do ta kuptonin arsyen se pse Kisha Ortodokse Serbe gjatë gjithë historisë është treguar një inspiruese e zellshme e ideologjive hegjemoniste serbe.
Publicisti i njohur nga Shkupi, e miku im Emin Azemi, në një recension për këtë libër shprehet se, përgjigjen në pyetjen që parashtrova më lart, e jep pikërisht ky libër. Ai është produkt i një hulumtimi të gjatë shkencor, i bazuar në trashëgiminë specifike historike të popullit serb, i cili ka bërë një mbivendosje bizare të tokësores mbi hyjnoren dhe rrjedhimisht rezulton që serbët me tepër e kanë respektuar Shën Savën se sa Jezu Krishtin(!). Serbët me vetëdëshirë Shën Savës ia hoqën veladonin e shenjtorit dhe ia veshën uniformën e një paramilitari që pasion kishte pushtimin e tokave të huaja, madje edhe duke kaluar mbi kufoma të njerëzve të pafajshëm. Sipas konceptit të Shën Savës, Serbia duhet të jetë një shtet ku feja ortodokse paraqitet si element koheziv i të gjitha shtresave shoqërore, kurse serbët si “popull hyjnor” që e kanë të paracaktuar të jenë sundues mbi të tjerët. Ky koncept klero-hegjemonist iu ka konvenuar të gjithë liderëve politikë serbë, që nga Karagjorgjeviqi, Nikolla Pashiqi, Millosheviqi e deri te Aleksandar Vuçiqi, të cilët si synim kanë pasur t’i shtrijnë politikat ekspanosioniste serbe edhe atje ku ndodhet vetëm një varr serb. KJo me fjalë të tjera, është “Bota serbe”, e cila po mundohet të instalohet në BeH, Kosovë e gjetiu.[10]

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit

***

Vetëm pak specialistë janë në gjendje të vlerësojnë nga dora e parë lidhjet midis shtetit, biznesit, mafias dhe shërbimeve sekrete në Serbi. Politikanëve nuk ju bën përshtypje fare konkurrenca brenda trekëndshit Ushtri-Kishë – Politikë, apo armiqësitë tradicionale midis Intelegjencies serbe dhe shërbimve sekrete perednimore, kur në pyetje është koordinimi i veprimeve mes Intelegjencies serbe dhe asaj ruse!
Një nga organizatat më të njohura kriminale në Serbi mbetet tutje “Klani i Zemunit” ose ajo “Crna Ruža [Zemra e zezë”]. Kjo e fundit është një organizatë e cila ka operuar në vitet 1990 dhe ka pasur lidhje të ngushta me politikanë dhe biznesmenë të lartë. Kjo organizatë është përfshirë në një gamë të gjerë të veprave kriminale, para së gjithash me trafikun e drogës dhe kontrabandën e armëve.

Ndërkaq, në këto dy dekadat e fundit janë krijuar edhe organizata tjera kriminale në Serbi, të cilat kanë veprimtari të ngjashme me nëntokën e legjislacionit dhe autoritetit të shtetit; ato janë të shtrira gjithandej ku ka serb [edhe jashtë Republikës së Serbisë] përmes Kishës Serbe. Këto organizata kanë krijuar një kulturë të caktuar kriminale dhe kanë ndikuar në shoqëri në shumë mënyra.

Krejt kjo ndodhë pavarëssht faktit se edhe para presidencës së tij të fundit dhe zgjedhjeve të 17 dhetorit 2023, Vuçiqi sheqto po shpërfaqte idealet e tij për padallueshmërinë e ligjit dhe krimit.
Në vitet kur në pushtet në Berlin ishte kancelarja Angela Merkel, ai [Vuçiqi] ia kishte dalë të shndërrohej njjë lloj kanarini i saj. Në sytë e Merkellit jo rasëtisht, ai shihej si lideri politik I Ballkanit. Nëdrkaq pas ndryshimeve politike në Gjermani, Vuçiqi sërish i kthehet Parisit, duke mëtuar ta implementoj projektin serbo-rus për Ballknain të kodifikuar me emrin simbolik Ballkani i Hapur. Duke imituar plotësisht Putinin, Vuçiqi po shndërrohej gradualisht “në personin ndërlidhës” në Beograd midis shërbimit sekret vendas BIA-s, kryetarit të Republikës Serbe [BeH] të zgjedhur në mënyrë kuazi-demokratike dhe mafies së Zemunit e Novi Sadit, alias filales së saj në Veriun e Kosovës. Prej kësaj të fundit që duket se ishte me seli në Villën e Millan Radojçiqit në Leposaviq, kontrolloheshin rrjetet e shërbimit serb në Kosovë dhe Shqipëri, madje edhe porti detar i Durrësit e ai i Tivarit, tregtia e naftës dhe drogës dhe politika në Prishtinë. Vuçiqi, krejt ngjashëm me Putinin, si një zyrtar në administratën e qytetit të Beogradit, lëshonte licenca për organizatën mafioze, të cilat në Kosovë ia kishte besuar dyshes Vulin-Radojçiq.

Ngjashëm si në Rusi, fenomeni i korrupsionit të organizuar nga komuniteti nuk ishte i ri, por ai do të lulëzojë sidomos gjatë dekadës së shkërmoçjes së Jugosllavisë, kur Serbia po tundëte flamujt e luftës njrin pas tjetrit, duke siguruar ekspansion në perednim dhe pothuajse 50 % të territorit të Bosnjës. Republika Serbe de fakto ishte ngritur mbi gjenocidin ndaj boshnjakëve. Në Serbi, po imitohej ngritja e organizatave ruse si segmente të mafias që do të shtrijnë ndikimin në gjithë ekonominë e vendit. Të ashtuquajturit disidentë politik, që më pas do të shndërroheshin në opozitë e Millosheviqit dhe në këto dymbëdhjetë vitet e regjimit të Vuiqit, bashkë me aktivistët e të drejtave civile, do të angazhoheshin për liritë morale dhe ligjore, ndërkaq organizatat mafioze për liritë ekonomike.

Në ekonominë serbe të periudhës tranzicionale kanë vazhduar të dominojnë “marrëdhëniet informale”, ekonomia natyrore dhe shkëmbimi përmbushnin të ashtuquajturin mozaik të kaosit tipik serb. Shteti u shndërrua gradualisht në një simbiozë me krimin e organizuar, edhe nëse ndonjëherë e luftonte atë për arsye taktike, siç kishte vepruar dikur me segmente të Klanit të Zemunit.

Komplet ekonomia serbe ndërkohë ra nën kontrollin e strukturave mafioze. Më të famshmet ndër to do të dëshmoheshin mafia e tregut të energjisë, që do të dislokohej me qendër në Banjallukë; ajo e ndërtimit dhe industrisë së armatimit, që do të lulëzojnë sidomos tashti, kur lufta në Ukrainë do t’i shërbejë për shumëfishim të prodhimit të municionit adapt për Armatimin e Ukrainës.

Vuçiqi është një person i jashtëligjshëm në kuptimin e vërtetë të fjalës

Ka dymbëdhjetë vite që Perednimi ka imponuar të ashtuquajturin dialog mes Kosovës dhe Serbisë, madje pa përfillur as vendimin e Gjykaëts Nëdrkombëtare të Drejtësisë, që përmes opinionit të saj, kishte tumirë të drejtën e Kosovës për shpalljen e pavaërsisë më 17 shkurt 2008 dhe rrjedhimisht të drejëtn që të bënte jetë aktive si shtet sovran. Njohja e pavarësisë ës Kosovës nga 117 subjekte të të drejtës ndërkombtëare – anëtarë të OKB-së, nga shumica e demokracive liberale perendimore, sikur nuk po bënte përshtypje tek një lagje shtetesh që shihnin tek Serbia faktorin stabilizues në rajon!

Përgjatë krejt farsës së dialogut Brukseli ia kishte arritur, sidomos me Marrëveshjet e vitit 2013 dhe asaj të 2015-ës, të krijonte rrethana për rikthimin e Serbisë në Kosovë, respektivisht imponimin e prnaimit gradual të ndarjes së veriut, si zgjidhje racionale dhe si kompromis i duhur!

Diplomatët perendimor duket se tek së fundmi kanë filluar ta kuptojnë se sentenca që kishte shprehur ekspertja franceze mbi Rusisë, për Putinin, Françoise Thom se “armiku i tij është universalizmi: Putini është një i jashtëligjshëm në kuptimin e vërtetë të fjalës”[11], vlen edhe për Vuçiqin.

Vuçiqi natyrisht nuk mund të luante arogancën e Putinit me diplomatët perednimor, presidentë e shtetarë perendimor, duke i lënë të prisnin gjatë në zyrë ose tek zbatonte protokollin përbuzës, duke i ulur në fundin e “pa fund” të tavolinave të tij ovale, e duke i shpërfaqur këto tallje para publikut botëror. Përkundrazi, Vuçiqi do të aplikonte filozofinë tradicionale tipike serbe të mashtrimit, komunikimit me kode të dyfishta dhe premtimeve pa mbulesë. Perëndimorët të cilët nuk e njohin kulturën e mashtrimit e vajtimit serb, sjelljet tipike bizantine të saj, e vetkuptueshme se nuk do të arrinin asnjëherë të deshifrojnë mesazhet e saj, prandj bien vazhdimisht pre e saj, lajthiten.

Lexo më shumë  Arsyeja e vizitës së presidentit kinez në Beograd është shumë më e thellë: Xi Jinping do ta ftojë Serbinë të anëtarësohet në BRICS

Vuçiqi duke mos i zbatur kurrë marrëveshjet e arritura në Bruksel, madje duke përshkllëzuar edhe publikisht objektivin për krijimin e “Botës serbe” dhe rishikimin e plotë të harëts politike të rajonit, duket se po rrezikon ndërhyrjen e rreptë të Perednimit për parandalimin e një lufte të re në Ballkanin Perednimor.

Krerëve të shtetit mafioz serb ju pëlqen megjithatë ta prezantojnë Serbinë sy e faqe botës si demokraci parlamentare me orjentim europian, madje nuk ngurrojnë që të hartojnë strategji e të

bëjnë kërkesa për aderim në BE! Në këtë kuadër nuk e fshehin përkushtimin për gjoja shtet ligjor, demokrci parlamentare… Prandj organizojnë aq shpesh zgjedhje parlamentare, simulojnë shkëmbimin e lirë të mendimit… Megjithatë, vendimet e rëndësishme nuk merren në Parlament e organe ligjore, në gjykata apo shoqëria civile, por në Villat pushtetare e private në Dedinje apo në atëto si ajo e Rdojçiqit – si marrëveshje joformale.

Në Perëndim tek tashti, pas sa e sa viteve që shenjohen masakrat serbe në Bosnjë e Kosovë, hartohen rezoluta për gjenocidin serb! Gjatë luftës në Kosovë qytetarët europian reaguan me indinjatë ndaj krimeve shtetërore të Serbisë, duke imponuar e përligjur madje edhe ndërhyrjen e NATO-s. Pavarësisht kësaj në këtë çerek shekulli pas luftës në Kosovë, Shërbimi sekret serb [BIA] me tortura monstruoze pengon vetëdijësimin e qytetarëve serb për gjenocidin në Kosovë. Rasti si u trajtua në torturë opozitri Nikolla Sanduloviq, flet shumë për këtë stil veprimi të shtetit mafioz serb.

Imponimi i kulturës mafioze

“Mesazhi i vërtetë është krimi. Krimi për hir të krimit është përkufizimi i së keqes,” shkruan filozofi francez Nicolas Tenzer në librin e tij të ri “Notre guerre”. Një nga qëllimet më të rëndësishme të luftës në Serbinë e Vuçiqit sot është zbatimi i ligjit të më të fortëve, sundimi i forcës brutale, parimet e kulturës mafioze në shkallë globale.

Serbia nuk mund ta ndryshojë qëndrimin ndaj vendeve fqinje e të zhvillojë mrrëdhënie të mira, paqësore, në dobi të integrimit të rajonit në BE dhe në strukturat tjera euroatlantike. Mundësitë e saj ekonomike duket se janë modeste dhe nuk mund t’i konkurojnë në plan afatgjatë garës me fqinjët e rajonit, pavarësisht investimeve të mëdha të Lindjes [me theks të atyre kineze e ruse]. Ndërkaq kur bëhet fjalë për prosperitetin demokratik dhe zhvillimin progresiv të të drejtave të njeriut, Kosova tok me Shqipërinë politike dhe Kroacinë, fqinjë shekullor, Serbia tutje i trajotn në strategjitë e saj nacionale të sigurisë, si armiqtë kryesor. E ardhmja e Kosovës dhe e kombit shqiptar, integrimi i tij në familjen euroatlantike, pozicionimi i qartë properednimor, si për absurd, e bën Serbinë tejet të pa rehatshme dhe të pa sigurtë.
Ndërkaq tumirja nga ana e Shqipërisë e realitetit të tanishëm gjeopolitik, duke njohur kufijtë ekzistues edhe pse të padrejtë ndaj saj, e zhveshë tërësisht qëndrimin shoven të Beogradit. Serbia sot pretendon hapur të shtyjë përpara, në rrugën drejt Brukselit, projekte në thelb aneksioniste, siç është ai i “Botës serbe”. Përkundrazi, Shqipëria dhe Kosova, si dy Republika – pjesë e një trungu kombëtar, të ndara padrejtësisht në vitin 1913, pranojnë ecjen drejt Brukselit si shtete më vete, meqë këtë ndërveprim e shohin të ndërlidhur edhe me interesat gjeostrategjike të Perednimit. Ky pozicionim i lidershipit të dy republikave shqiptare duhet gjykuar edhe si gadishmëri e palës shqiptatre për kompromis të thellë nacional, një lloj lëshimi dhe koordinimi edhe me interesat e Perendimit, prandaj pala shqiptare vazhdon të promovojë idetë për bashkëpunim.

***

Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024 dhe 2025, thotë raporti dyvjeçar i Bankës Botërore i publikuar më 11 prill 2024.[12] Ky trend është për Serbinë lajmi më trishtues i mundshëm.

Sidoqoftë, Serbia vazhdon të jetë ushtarakisht superfuqia e rajonit, natyrisht edhe për arsye se ajo ishte dhe është e gatshme që për t’i arritur objektivat strategjike megalomane, të përdor edhe forcën, të shkaktojë luftra rajonale e botërore. Le të kujtojmë që për zgjerimin e saj drejt perendimit, në

hapësirën e Bosnjës e Hercegovinës, në vitin 1914 pat bërë atentat ndaj princit Franc Ferdinandi dhe shkaktoi edhe Luftën e Parë Botërore. Ndërkaq gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, për të siguruar mbi 50% të territorit të Bosnjës dhe Kosovën përjetësisht, qe e gatshme të ushtroj gjenocid në Bosnjë dhe në Kosovë, e madje edhe të provokojë bombardimet 78 ditëshe të NATOs mbi caqet e forcave të armatosura serbe dhe pikat strategjike të saj.

Serbia ka grabitur vazhdimisht territore të hapësirës jetësore të shqiptarëve [1878, 1912/3], ashtu si edhe gati gjysmën e territorit të Bosnjës, duke krijuar Republikën Serbe mbi gjenocidin ndaj boshnjakëve, por ajo është e sigurtë se tani në paqe do t’i humbas ato që i ka fituar në luftë, prandaj sërish provokon luftë!
Gjatë një ekspedite profesionale fill pas luftës në Kosovë [qershor 1999], kur kisha zbritur në horizontin e 10 të Trepçës tok me një ekip të TV zviceran – DRS, e kishim vu re se si Serbia e kishte eksploatuar atë gjigant të ekonomisë kosovare atbotë, duke e trajtuar thjesht si plaçkë. E qartë, Serbia ndërkohë e kishte kuptuar se po i vinte fundi shfrytëzimit kolonial të Koosëvs. Por, fill pas lufëts, ajo po bënte çmos që të rikthehet së paku në rolin e fuqisë neokoloniale rajonale.
Ndërkohë duke gëzuar mbështetjen e Francës pothuajse gjatë gjithë kohës së pasluftës, ajo ia ka dalë që ta zvarrisë dialogun dhe pregadisë terenin për aneksimin e veiut. Nëdrkaq pas dështimit edhe të krijimit të Bllkanit të Hapur, si një zëvendësim i Jugosllavisë, ajo saboton realizimin e Marrëveshjes Bazike, sepse lufta në Ukrainë i ka krijuar mundësi për veprime dubioze përfituese edhe në palinin gjeopolitik – le të kujtjmë pozicionin e Beogradit të shtrirë buzë dy lumenjëve lundrues – Savës e sidomos Danubit që e lidhë me Europën Perednimore, që ta kemi më të qartë edhe terrenin ku Vuçiqi luan “asnjansinë” ushtarake!

Përfundim

Në kohë paqeje, siç bëjnë të ditur studimet demografike, përqindja e serbëve po zvogëlohet, ndërkaq ajo e shqiptarëve, megjithë trendet jo shumë pozitive, vazhdon të rritet. Sidoqoftë Serbia, do të këshillonin ekspertët e fushës, nuk ka luksin të shpërthejë lufra të reja, meqë ashtu do të thellonte katastrofën demografike që edhe pa luftë po e përjeton.

Analistë në Perednim, një pjesë e mirë sosh, tek marrin në trajtim politikat e Vuçiqit, zakonisht ia huqin, meqë bazohen në gjykime racionale. Ndërkaq racionaliteti politik në Serbi kaherë ka marrë arratinë. 24 shtatori i vitit 2023 e ridëshmoi këtë fakt edhe një herë.
Lidershipi serb ndërkohë, duke qenë nën ndikimin e theksuar klerofashist të Kishës Serbe, nuk përfillë fare pritshmëritë për zgjedhjet për Parlamentin Europian, që duket se do të vendosin një shënues për drejtimin e ardhshëm politik të Evropës. Me emërimin e Komisionit të ardhshëm Evropian, vazhdimin e luftës në Ukrainë dhe me një administratë të dytë të mundshme të Trump-it në tryezë, aksionet do të jenë edhe më të larta.
Elitat serbe të trekëndëshit ndërveprues: politikë – ekonomi – kulturë [përfshi edhe Kishën], tok me ushtrinë dhe aparatin e saj të sigurisë, fare hapur deklarohen jo pa mburrje si antiperëndimore. Nuk ka si të jetë ndryshe, meqë edhe pjesa më e madhe e qytetarëve është e tillë – antiperendimor. Në fakt që nga themelimi i shtetit modern serb, me fare pak përjashtime në mes të dy luftrave botërore, elitat serbe dhe i gjithë aparati shtetëror e kanë kultivuar antiperëndimorizmin e tyre, duke e trajtuar atë si parakusht të mbijetesës së tyre politike.
Serbia e mësuar të zgjerohet vazhdimisht, sa herë kishim ndryshime të rendeve në Europë, ka filluar ta ndjejë rritën dhe peshën e shqiptarëve në rajon në këtë shekull. Ajo tashmë është e vetëdijshme se, shekulli 21 është shekulli i shqiptarëve. Ajo gjithastu e ka të qartë dhe po e vë re gjithnjë e më shumë rolin dhe peshën e Kosovës në këtë rikthim të shqiptarëve tek vetvetja, në kuptimin edhe të faktorizimit të Kombit brenda një Europe të re. Prandaj Serbia dëshiron ta rikthejë epokën kur ajo ishte “xhandari i Ballkanit”, si përgjatë tërë shekullit 20-të. Këtë, sidoqoftë, nuk e bën dot. Lidershipi serb nuk e ka kuptuar ende se lufta për çlirimin e Kosovës, por edhe ajo tani në Ukrainë,i kanë dhënë fund epokës së dominimit serb në Ballkan. Po ecim drejt rendit të ri europian.

Rruga Press

YouTube player