Lajme

A mund të organizojë Serbia referendum edhe në Vjenë?

Serbia, më 16 janar, do të mbajë referendum për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar Kosovën me pasoja të “gjëra” nëse nuk lejohen serbët e Kosovës të votojnë në referendumin e Serbisë i cili do të mbahet me 16 janar për ndryshime kushtetuese.

Kosova ka thënë se qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë do të mund të votojnë vetëm përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse serbe në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se votimi në referendumin e një shteti tjetër, në një territor sovran, “nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Rreth kësaj çështje u shpreh edhe gazetari Enver Robelli duke bërë një analogji edhe me faktin se ashtu si në Kosovë, edhe në Austri jetojnë serbë. A do të thotë kjo se referendumi i shtetit serb duhet të mbahet, veçse në Kosovë, edhe në Austri?

Statusi i plotë i z. Robelli në llogarinë e tij në facebook:

Thuhet se Vjena është qyteti i tretë për nga numri i serbëve, pas Beogradit dhe Nishit. A do të thotë kjo se Serbia mund të organizojë referendum edhe në Vjenë për ndryshimin e Kushtetutës së saj?

Meqë në Vjenë është edhe selia e OSBE-së. Çka ka të bëjë rregullimi i brendshëm kushtetues i Serbisë me kryeqytetin e Austrisë?

Ah, jo, në Vjenë serbët mund të votojnë në përfaqësitë e tyre diplomatike, jo të hapin vendvotime nëpër lagje të Vjenës.

Në Kosovë vlejnë rregulla të tjera, po thonë ambasadorët e pesëshes së fuqishme. Po, të fuqishëm jeni dhe për këtë gëzoni respektin e qytetarëve të Kosovës, por mungesën e çdo parimi mos u mundoni ta shitni si parimësi.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë
YouTube player