Lajme

Serbët shfrenojnë imagjinatën: Dy magjistare shqiptare “penguan” futbollistët tanë ndaj Zvicrës

Zvicra është një makth për Serbinë në futboll.

Edhe këtë herë, Zvicra ka arritur të fitojë ndaj Serbisë në një ndeshje tepër të mrekullueshme, ku protagonist me një gol ishte Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u cilësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Serbët nuk janë ende të gatshëm për ta përtypur këtë gjë, ku madje në një emision në televizion, kanë shfrenuar edhe imagjinatën me deklaratën e tyre.

“Zvicra ka paguar magjistare për të mallkuar lojtarët e Serbisë. Ata kanë dy magjistare shqiptare, të tjerët janë afrikane. Secila prej magjistareve paguhet me 10 milionë dollarë”, thanë ata gjatë emisionit.

Kjo në fakt është një gjë e pazakontë, e padëgjuar më parë, ku serbët po mundohen ta shesin në këtë mënyrë përballë publikut humbjen e tyre në Kupën e Botës.

Kur bëhet gjithë kjo propagandë qesharake për një ndeshje futbolli, imagjinojeni masën e manipulimit publik që bëhet për çështje politike nga mediat e Vuçiqit.

Lexo më shumë  Ligji i Akademisë së Shkencave për përfitime personale/ Zhupa: Gati padia për në Gjykatën Kushtetuese

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *