Lajme

Serbët protestojnë edhe sot në Graçanicë, bllokohet rruga Prishtinë – Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si shkak i protestës së paralajmëruar për sot, rruga kryesore në Graçanicë do të jetë e bllokuar.

Sipas njoftimit, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, policia do të ridrejtojë trafikun për automjetet.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtojë trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

Më tej, Policia ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta, të njëjtët të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Rruga Press

YouTube player