Lajme

Serbët pro dobësimit të Bosnjës, mblidhet Parlamenti i Republikës Sërpska

Parlamenti i Republikës Sërpska, organ ky legjislativ, ombrellë e këtij entiteti në Bosnjë e Hercegovinë, u mblodh të premten për të votuar mbi një sërë hapash që do të dobësonin autoritetin qendror të vendit ballkanik të shkatërruar nga lufta, ndërsa udhëheqësi i tyre rrit fushatën e tij për shkëputje, pavarësisht një kërcënimi për sanksione të reja nga SHBA.

Ligjvënësit pritet të votojnë për fillimin e një procedure për tërheqjen e serbëve të Bosnjës nga ushtria boshnjake, shërbimet e sigurisë, sistemi i taksave dhe gjyqësori. Ky do të ishte një tjetër lëvizje thelbësore pas kërcënimeve të përsëritura nga udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, për të shkëputur rreth gjysmën e Bosnjës dhe për t’u bashkuar me Serbinë fqinje, raporton AP.

Lexo më shumë  Si është të jesh shqiptar në Serbi?

Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, e quajti seancën e parlamentit të së premtes historike që ai tha se do të forconte minishtetin serb të Bosnjës – i formuar si pjesë e një marrëveshjeje paqeje të sponsorizuar nga SHBA-ja që i dha fund luftës në Bosnje më 1995.

Udhëheqësit e opozitës në parlament kritikuan politikat e Dodikut, duke thënë se ato janë të nxituara, sjellin pasiguri dhe madje edhe përplasje të mundshme në rajonin ende të paqëndrueshëm të Ballkanit.

Dodik ka vite që avokon për ndarjen e mini-shtetit gjysmë autonom serb të Bosnjës nga Bosnja dhe për ta bërë atë pjesë të Serbisë fqinje.

Me mbështetjen e heshtur nga Rusia dhe Serbia, Dodik kohët e fundit intensifikoi fushatën e tij, duke u zotuar se serbët e Bosnjës do të deklaronin krijimin e ushtrisë së tyre, autoritetit tatimor, doganave dhe gjyqësorit.

Zyrtarët boshnjakë kanë paralajmëruar se politikat e Dodik mund të çojnë në përplasje dhe i kanë bërë thirrje SHBA-së dhe BE-së që ta ndalojnë një gjë të tillë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *