Lajme

Kosovë/ Mjekët dhe profesorët shtohen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet të deklarojnë pasurinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën që zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë.

Sallahu deklaroi se projektligji do të ndihmojë në ngritjen e transparencës.

“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët që ushtrojnë veprimtarinë në institucionet publike dhe profesorët që punojnë në institucionet publike”, ka thënë Sallahu.

Lexo më shumë  "Po shqyrtohet ulja graduale në 55 vjeç" - Ministri Sveçla: Kam themeluar grupin për programin e pensionimit të parakohshëm në Policinë e Kosovës

Pro projektligjit votuan shumica e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *