KryesoreLajme

Dogana e Kosovës konfiskon mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 100 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme ka zbuluar mallra kontrabandë me vlerë mbi 100 mijë euro, në dy raste të ndara.

Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur me një dërgesë në kontejner me mallra të deklaruara si produkte bujqësore, të cilat lirohen nga detyrimet tatimore.

“Ndërsa, bazuar në bashkëpunimin e zyrtarëve doganor të Shqipërisë dhe Kosovës në Portin e Durrësit është hasur në gjenerator me fuqi prej 15 KW në sasi prej 50 copë dhe pompa ujë në sasi prej 100 copë. Malli është ndaluar dhe është iniciuar procesi për ndjekje penale të personave përgjegjës”, thuhet në komunikatën për media.

Lexo më shumë  Trumpi uron 18-vjetorin e Pavarësisë: ShBA-ja e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetin territorial të Kosovës

Në rastin e dytë, Dogana bazuar në informata ka ushtruar një kontroll në një ndërtesë në zonën industriale të Prishtinës, ku ka gjetur sasinë prej 866 litra pije me përmbajtje alkoolike, me ç’rast malli është sekuestruar dhe është iniciuar ndjekja penale ndaj personit/ave përgjegjës.

“Dogana e Kosovës ka rritur nivelin e kontrolleve të bazuar në analiza dhe shkëmbim ndërkombëtarë të informacionit, si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe institucionet e Kosovës, e cila ka mundësuar që zbulimi i mallrave të kundërligjshme të dyfishohet në krahasim me vitin paraprak dhe të hyrat të rriten me përqindje mbi tre herë mbi normën e rritjes ekonomike”.

Lexo më shumë  Shtohet popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria po kthehet në një azil të madh

“Dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore, andaj apelojmë tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut”, thuhet tutje në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *