Bota

Serbët gjuajnë afër shtëpive të boshnjakëve të kthyer në Srebrenicë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Potoçari afër Srebrenicës. Një grup serbësh kanë qëlluar me armë zjarri nga furgoni në lëvizje teksa po kalonin në banesat e të kthyerve boshnjake në Potoçari. Ngjarja raportohet se ndodhi me rastin e Krishlindjeve Ortodokse ku serbët vendas parakaluan automjetet e tyre në rrugën Bratunac-Srebrenicë të shtunën pasdite.

“Me armë zjarri janë gjuajtur nga një furgon i cili ishte në një kolonë automjetesh nën përcjelljen e MPB-së së RS në momentet kur automjetet po kalonin pranë shtëpive të të kthyerve boshnjakë në Potoçari afër Srebrenicës”, shkruan mediumi boshnjak i BeH-së  IstgragaB.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Siç është konfirmuar për IstragaB arma e zjarrit nuk është qëlluar në drejtim të shtëpisë, por plumbat janë qëlluar në ajër.   Sipas raportimeve, personat e dyshuar që shihen në video janë arrestuar.

I menjëhershëm ishte reagimi i serbëve, të cilët u mblodhën para stacionit policor duke kërkuar lirimin bashkëkombësve të tyre.

Pas arrestimit të dy të dyshuarve që filluan të qëllonin kur kalonin pranë një shtëpie të të kthyerve boshnjakë, kleri ortodoks serb mblodhi një turmë me flamuj serbë jashtë stacionit të policisë lokale në një përpjekje për t’i bërë presion policisë për t’i liruar ata.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

Kryetari nacionalist serb i Srebrenicës Mladen Grujiçiç i është bashkuar gjithashtu turmës për të fajësuar mediat e nivelit shtetëror të BiH dhe drejtorit të Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës Emir Sulajgic për nxitjen e një skandali.

YouTube player