KryesoreLajme

Serbët e akuzuar për “Reçakun”, njerëz të Vuçiqit/ Hulumtimi: Me poste të larta shtetërore dhe pagesa nga ministritë

21 serbët e akuzuar për Maskarën e Reçakut janë anëtarë të partisë në pushtet në Beograd dhe mbajtës të dekoratave të larta shtetërore.

Kërkimi mbi angazhimin e atyre që dyshohet se kanë vrarë dhe masakruar civilë shqiptarë është bërë nga mediat në Kosovë.

Një prej tyre është Goran Radosavljeviç, i cili shihet shpesh në tubimet pro partisë së Vuçiç apo mban analiza në studio televizive, sidomos radio televizioni shtetëror serb.

I pyetur nga gazetarët nëse ai kishte frikë se mund të përfshihej në akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës për masakrën e Reçakut, ai u përgjigj se nuk kishte arsye për të patur frikë, dhe se ai kishte luftuar për shtetin e tij.

Lexo më shumë  534 shkencëtarë nga 32 vende/ Peticion ndërkombëtar shkencor për ruajtjen e deltës së Vjosës

Ish-shefi i Departamentit të Sigurimit të Shtetit, Radomir Markoviç, është i vetmi nga të akuzuarit në akuzën e Kosovës që ndodhet në burg në Serbi, por jo për krime ndaj civilëve shqiptarë.

Ai është duke vuajtur një dënim shumëvjeçar për vrasje me motive politike në Serbi, gjatë regjimit të Millosheviçit.

Një jetë të mirë dhe pa shqetësime bëjnë edhe Kërman Jelliq, Bogolub Janiqeviç.

Lexo më shumë  Bojkot në Bashkinë Rrogozhinë, punonjësit ngrihen kundër reformës territoriale: Nuk pranojmë bashkimin me Kavajën

Madje atje që nga fillimi i vitit 2025, Ministria për Punë, Çështje të Veteranëve dhe Sociale e Serbisë u ka ndarë atyre 10 mijë euro për programet “Kujtimi për heronjtë” dhe “Krimi që vazhdon”.

Zyrtarisht, për 21 shtetasit serb në vendin e tyre nuk ka asnjë procedure, ndërsa në Kosovë nisi zyrtarisht gjykimi për ta në mungesë, në 31 korrik nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

YouTube player