Lajme

Senatorja amerikane: Përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të japin llogari, Serbia të bashkëpunojë

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, e cila po qëndron për vizitë me krerët e shtetit në Kosovë, ka folur për rëndësinë e zbardhjes së rastit të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ajo së pari i shprehu ngushëllime familjes së policit të vrarë, Afrim Bunjaku duke thënë se ShBA-ja është mjaft e shqetësuar me atë ngjarje.

Shaheen ka kërkuar nga Serbia që të tregoj gatishmëri për t’i vënë para drejtësisë terroristët serbë.

“Jam e lumtur që jam këtu me kolegun tim, që jemi nga shtete fqinj federale në SHBA, kishim planifikuar një udhëtim në këtë rajon, ishim në Maqedoni, do të vazhdojmë në Mal të Zi dhe në Bosnjë. E shfrytëzuam mundësinë që pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vijmë këtu për të shprehur ngushëllimet tona, shqetësimet tona për atë që ka ndodhur, ngushëllime tona për familjen e policit të vrarë, e dimë që është shqetësuese ngjarja”, tha ajo.

Lexo më shumë  Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

“Mendojmë është e rëndësishme përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit të japin llogari, shpresojmë që Serbia të bashkëpunojë për këtë çështje, dhe të japin përgjegjësi para drejtësisë. Po ashtu kjo na tregon që për një stabilitet dhe paqe ka mundësi për të vazhduar me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së të gjendet një bashkëjetesë afatgjate me Serbinë, është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës”, vijoi senatorja Shaheen.

Tutje ajo shtoi se dhuna nuk është zgjidhje por e rëndësishme sipas saj është paqja dhe stabiliteti në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shaheen theksoi mbështetjen e ShBA-së për Kosovën derisa tha se do të qëndrojnë përkrah vendit tonë.

“Konflikti dhe dhuna nuk janë zgjidhje për dallimet tona, është e rëndësishme të gjejmë zgjidhje paqësore. Jemi për të mbështetur Kosovën, një shtet që SHBA me krenari e kanë mbështetur, I kemi vlerat e njëjta, do të qëndrojmë përkrah juve”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player