Bota

Senatori republikan: Pse Turqisë i duhen dhënë F-16

Senatori republikan Lindsey Graham shprehu mbështetjen e tij të plotë për kërkesën e Turqisë për të marrë F-16 nga SHBA, pasi vizitoi Turqinë gjatë fundjavës.

Senatori nga Karolina e Jugut theksoi, në postimin e tij në Twitter, se ai bëri një “vizitë konstruktive” në Turqi, duke shtuar se “edhe pse ndonjëherë kemi pasur marrëdhënie problematike, është e domosdoshme që Turqia dhe SHBA të ndërmarrin hapa për të forcuar lidhjeve mes dy vendeve”.

“Do të bëj gjithçka në fuqinë time për të mbështetur vendimin e administratës Biden për t’i shitur F-16 Forcave Ajrore Turke. Këta avionë luftarakë, në duart e aleatëve tanë të NATO-s, do të krijojnë një ndjenjë stabiliteti dhe do të rrisin aftësitë e ushtrisë turke, që sigurisht është në interesin kombëtar të SHBA-së”, shtoi senatori i njohur.

Lexo më shumë  Ish -sekretari Rasmussen, NATO duhet të përdorë mbrojtjen e saj për të zmbrapsur sulmet ruse në Ukrainë

Ditë më parë, gjatë Samitit të NATO-s, Presidenti Biden ra dakort për t’i dhënë Turqisë F-16, një çështje që ishte futur në ngërç për shkak të blerjes nga Ankaraja të sistemit S-400 nga Rusia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *