Bota

Senati amerikan me projektligj: Asnjë president nuk do të mund ta largojë SHBA-në nga NATO

Senatorët demokratë dhe republikanë iu kthyen të mërkurën një përpjekje për të bllokuar çdo president amerikan që të largojë Shtetet e Bashkuara nga NATO-ja, teksa udhëheqësit e aleancës merrnin pjesë në një takim të nivelit të lartë në Vilnius, të Lituanisë.

Rezoluta e përbashkët, është një përpjekje e re nga Kongresi për të parandaluar tërheqjen e çdo presidenti amerikan nga aleanca pa miratimin e Senatit.

“Presidenti nuk do të pezullojë, denoncojë ose tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Atlantikut të Veriut, themeluar në Uashington, DC, më 4 prill 1949, pa miratimin e Senatit, me kusht që dy të tretat e senatorëve të pranishëm të pajtohen ose në përputhje me një Ligj të Kongresit”, thuhet në projektligj.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Propozuesit kryesorë përfshijnë senatorin demokrat Tim Kaine, anëtar të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Shërbimet e Armatosura dhe senatorin republikan Marco Rubio, nënkryetar i komisionit të inteligjencës.

Projektligji është paraqitur vazhdimisht në vitet e fundit, përfshirë edhe gjatë mandatit të ish-presidentit republikan Donald Trump, i cili shprehu dëshirën që Shtetet e Bashkuara të largohen nga aleanca ushtarake.

Projektligji kërkon miratimin e gjithë senatit, por një ndihmës i senatorit Kaine vuri në dukje se masa u mbështet nga komisioni i marrëdhënieve me jashtë në fund të vitit të kaluar me mbështetje të fortë dypartiake. Duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s, projektligji pritet të marrë një mbështetje më të fortë se kurrë.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Presidenti aktual, demokrati Joe Biden, ka qenë mbështetës i fortë i NATO-s, duke mbështetur zgjerimin e tij dhe duke punuar me anëtarët e tjerë, veçanërisht në përgjigjen ndaj pushtimit rus të Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player