Lajme

Semani përmbyt toka dhe banesa, banorët e Libohovës në Gjirokastër me lot në sy fajësojnë autoritetet: Dy njerëz janë në det akoma

Çarja e argjinaturës së lumit Seman, në disa segmente , ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore në fshatin Hasturkas në Libofshë dhe 20 banesa.

Banorët të cilët kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në gatishmëri shprehen të alarmuar nga situata.

Përgjatë gjithę natës janë evakuuar 9 persona të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre me të cilët kanë humbur kontaktet.

Lexo më shumë  430 mijë dollarë për një vit, lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

Nisur nga çarja e argjinaturës dhe vërshimi i papritur i Semanit në Libofshë, një banor thotë se: “Dy njerëz janë akoma në det, vajtën forcat e ushtrisë për t’o nxjerrë, por nuk dimë asgjë akoma”.

Një tjetër banore fytyra e së cilës ishte e mbuluar nga lotët bëri me dije se i ka mbatur atje i biri dhe bashkëshortii saj, të cilët janë bllokuar nga uji, teksa po mundoheshin të shpëtonin gjënë e gjallë.Ndërkohë forcat e ushtrisë ndodhen me varka pranë zonës detare dhe pranë stallave të bagëtive për të evakuuar jo vetëm çobanët por edhe bagëtitë e rrezikuara.

Lexo më shumë  Green Coast, “Juvenilja” dhe kompanitë e ndërtimit/ Dosja “Black Eagle”: Si dyshohet se milionat e kokainës u investuan në prona dhe ndërtim në Shqipëri

Banorët fajësojnë njëzëri për situatën mosmarrjen e masave për forcimin e argjinaturës në pjesët më problematike të saj.

Rruga Press

YouTube player