Lajme

“Semafori” ndez dritën e gjelbër, Ballkani Perëndimor në programin e qeverisë së re gjermane

Koalicioni “Semafori” ndezi zyrtarisht dritën e gjelbër për qeverinë e re në Gjermani. Pas 1 muaji negociatash larg vëmendjes mediatike dhe 2 muaj pas zgjedhjeve federale, Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe Liberalët e FDP arritën marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Me një volum prej 177 faqesh, programi i qeverisjes premton shumë, të paktën në letër. Fokusi do të jetë në kalimin e rëndësishëm nga energjia ndotëse në atë të pastër. Sipas programit qeverisës mes tre partive, Gjermania synon që të marrë 80 përqind të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030.

Lexo më shumë  Kurti: Kur shpallëm organizata terroriste 'Mbrojtjen Civile' dhe 'Brigadën e Veriut', ndërkombëtarët na kritikuan, më pak se tre muaj më vonë na ndodhi Banjska

Tejkalimi i krizës aktuale me pandeminë koronavirus është një tjetër prioritet kryesor, teksa pritet një linjë më e ashpër se ajo e qeverisë së Angela Merkel. Lufta do të fokusohet kryesisht në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit dhe në masat rigoroze kufizuese. Sa i përket politikave të jashtme, koalicioni “Semafori”, kërkon fuqizimin e Bashkimit Europian dhe të ruajë sovranitetin e bllokut; të vazhdojë bashkëpunimin me Francën dhe Shtetet e Bashkuara si aleatë, ndërsa me Rusinë dhe Kinën pritet të mbajë një qëndrim neutral, pavarësisht se të gjelbrit kërkuan një linjë të ashpër. Në programin qeverisës përmendet edhe Ballkani Perëndimor.

“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”

Programi i qeverisë së re gjermane

Qeveria e re gjermane mbështetet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu do të heqë kufizimin kohor për tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar nga Ballkani Perëndimor dhe do të zgjerojë opsionet edhe për profesionet jo akademike.

Lexo më shumë  Murati: Për herë të parë të hyrat buxhetore tejkalojnë shifrën 3 miliardë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *