Lajme

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan, Rama dhe Kurti bëjnë bilancin e 150 marrëveshjeve

Shqipëria dhe Kosova do të vijojnë edhe këtë vit traditën e mbledhjes së përbashkët të qeverive, duke shënuar të 8-in takim zyrtar mes dy qeverive.

Për herë të parë, Elbasani do të jetë bujtësi i mbledhjes së përbashkët, e po për herë të parë bëhen bashkë qeveritë Rama-Kurti.

“Unë bashkë me delegacionin shqiptar jemi këtu që të konfirmojmë vullnetin e plotë dhe të shprehim dëshirën maksimale që marrëdhëniet mes dy qeveria tona të jenë në fakt mishërimi i domosdomshmërisë për t’i lidhur gjithnjë e më fort këto dyshtete. Jam i bindur që nuk do të lejojë që burokracia të bëjë atë që është mësuar të bëjë gjithmonë”, shprehej Rama.

Lexo më shumë  Ministri britanik në Kosovë – flasin me Sveçlën për sigurinë kufitare

Vullneti që nuk ka munguar në historikun 7-vjeçar është ai për t’u mbledhur, ndërsa palët kanë çaluar në implementimin e marrëveshjeve të firmosura. E për këtë dy kryeministrat vendosën për krijimin e një sekretariati koordinues.

“Nga viti 2014 deri më tani janë mbajtur 6 mbledhje të përbashkëta të dy qeverive, ku janë nënshkruar 150 marrëveshje, memorandume dhe protokolle. U dakorduam që të kemi edhe një sekretariat koordinues për marrëdhëniet tona bilaterale e cila do të udhëhiqet nga Gentian Sala që ka dy pasaporta, atë të Republikës së Shqipërisë dhe atë të Kosovës”, shprehej Kurti.

Por, pas përpjekjeve për bashkëpunim mes dy qeverive qëndron një marrëdhënie e brishtë mes dy kryeministrave. Mbështetja e Albin Kurtit për Vetëvendosjen gjatë fushatës zgjedhore në Shqipëri ka ftohur dhe më shumë marrëdhënien dypalëshe.

Lexo më shumë  Sveçla: Luftimi i migrimit të paligjshëm është prioritet

Rama dhe Kurti vijojnë të ecin në ekstreme të kundërta edhe sa i përket iniciativës Ballkani i Hapur, me kryeministrin e Kosovës që ka ashpërsuar gjuhën kundër vetëm pak ditë para mbajtjes së mbledhjes së përbashkët.

Vizita e Kurtit në Elbasan vjen në momentin më të dobët për të, teksa në zgjedhjet vendore në Kosovë, Vetëvendosja pësoi disfatë të madhe, duke marrë vetëm 4 komuna në rang republike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *