KryesoreLajme

Sekuestrohen rreth 300 fishekë dhe uniformë me logo të Serbisë në Zubin-Potok

Policia ka njoftuar se në Zubin-Potok është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni dhe një uniformë me simbole të Serbisë, në një shtëpi të pabanuar.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:00, ku gjatë kontrollit në objektin e pabanuar janë gjetur 297 fishekë si dhe një uniformë me logo të Serbisë.

Lexo më shumë  Thirrje për protestë kundër ndërhyrjeve në Vjosë–Nartë: “Po shkatërrohet një nga zonat më të mbrojtura natyrore”

Autoritetet kanë sekuestruar provat në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”.

Policia ka bërë të ditur se njësitet relevante hetimore janë duke vazhduar procedurat dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

YouTube player