Lajme

Sekuestrohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara në Kosovë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, arrestuan dje në fshatin Shakovicë të Podujevës një person, i cili ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro, e të cilat synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Sipas Policisë, ata kanë zbatuar urdhëresën për ‘masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘Blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’, të lëshuar nga Prokuroria Themelore Prishtinë.

Lexo më shumë  Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000).

I dyshuari këto monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro. Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar 5000 x 2 euro monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara, 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara, Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe një telefon celular. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Lexo më shumë  Shpopullimi në shifra: Shqipëria me 36 mijë më pak nxënës në dy vite
YouTube player