SEKRETI I “VAJZËS ME VATH PERLE”/ Shkencëtarët zbulojnë efektin neurologjik të tablosë së famshme
Do të biesh në dashuri me të, dëshiron ose jo. Kështu e përshkruajnë edhe shkencëtarët, këtë pikturë të shek të 17 me famë botërore të njohur ndryshe si “Girl With Pearl Earring” ose “Vajza me vath perle”.
Muzeu Mauritshuis në Hagë, i cili ruan kryebeprën e piktorit holandez Johannes Vermeer, porositi neuroshkencëtarët të masin së çfarë prodhon truri kur shikonin portretin e saj.
Ata zbuluan se shikuesi mbetet rob i një fenomen i veçantë neurologjik që ata e quajtën “Sustained Attentional Loop”, aftësia për të përqëndruar vëmendjen për një kohë të vazhdueshme pa u shpërqendruar, për të cilin ata besojnë se është unike tek “Girl With The Pearl Earring”.
Syri i shikuesit tërhiqet automatikisht fillimisht te syri i vetë vajzës, pastaj poshtë te buzët e saj, pastaj tek perlat, pastaj përsëri te syri, dhe kështu vazhdon.

Kjo ju bën ta shikoni pikturën më gjatë se të tjerat, shpjegon Martin de Munnik, nga kompania kërkimore Neurensics që kreu studimin.
Duke matur valët e trurit, shkencëtarët zbuluan gjithashtu se precuneus, pjesa e trurit që drejton ndërgjegjen dhe identitetin personal, ishte më e stimuluar.
Sa më gjatë të shikosh dikë, aq më i bukur ose më tërheqës bëhet dikush,” vuri në dukje ai, gjë që shpjegon gjithashtu popullaritetin e pikturës.
Shkencëtarët krahasuan gjithashtu përgjigjen neurologjike kur shikonin pikturën e vërtetë në muze kundrejt përballjes me një riprodhim.
Ata zbuluan se reagimi emocional i përjetuar nga shikuesi ishte dhjetë herë më i fortë për një origjinalin.
Rruga Press