Bota

Nis ceremonia mortore e Papa Françeskut, arkivoli vendoset në sheshin e Shën Pjetrit

Ka nisur në orën 10:00 ceremonia mortore e Papa Françeskut, i cili do të varroset Baziliken Santa Maria Maggiore. Procesioni i kardinalëve në Bazilikën e Shën Pjetrit shënoi fillimin e ceremonisë mortore.

Arkivoli i kreut të Kishës Katolike u mbajt mbi supe nga sediarët, duke dalë nga Bazilika e Shën Pjetrit. Sheshi shpërtheu në duartrokitje. Mbi arkivolin e Papës Françesku është vendosur Ungjilli i hapur.

Lexo më shumë  ShBA dhe G7 do të hapin fabrikat e armëve në Ukrainë për prodhimin e raketave me rreze të gjatë dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore

10 mbretër dhe mbretëresha, 50 krerë shtetesh, 23 kryeministra, delegacione nga 160 vende, rreth 4000 meshtarë dhe të paktën 120 delegacione me përfaqësues fetarë nga e gjithe bota jan♪7 të pranishë në ceremoni.

Sheshi Shën Pjetër është pothuajse i mbushur me kapacitetin maksimal prej 50 mijë vetash.Vlerësohet se rreth 100 mijë persona të tjerë ndodhen tashmë përgjatë rrugës “Via della Conciliazione” dhe në rrugët hyrëse drejt sheshit.

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut rrëzon pretendimin e Dodikut

Rruga Press

YouTube player